Lajme Zone
Shtyhen dy interpelanca në Kuvend, shkak mungesa e ministrave në seancë
PolitikëEuronews Albania

Shtyhen dy interpelanca në Kuvend, shkak mungesa e ministrave në seancë

Pas diskutimeve në seancë plenare, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka kaluar në pikat e tjera të rendit të ditës. Ai ka njoftuar se dy nga 5 interpelancat nuk do të zhvillohen.

Pas diskutimeve në seancë plenare, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka kaluar në pikat e tjera të rendit të ditës. Ai ka njoftuar se dy nga 5 interpelancat nuk do të zhvillohen. Peleshi u shpreh se interpelanca me ministrin e mjedisit, Sofjan Jaupaj do të shtyhet për shkak te mungesës së tij në seancë. Ministri mësohet se nuk ka marrë pjesë në seancë për shkak te angazhimeve të tij dhe interpelanca pritet te zhvillohet në seancën e radhës. Gjithashtu u shty edhe interpelanca me ministrin e brendshëm, Besfort Lamallari pasi ai ka dhënë dorëheqjen. Interpelanca pritet te zhvillohet ne seancën e radhës me emërimin e ministrit të ri, Ervin Demo. Replika Bardhi-Balla për pagat e magjistratëve, Kreu i PS: Jeni hipokritë, Kreu i PD: Po shkelni Kushtetutën