Nënkryetari i PD-së Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij në Kuvend ka deklaruar se grupi parlamentar i PD-së dënon ashpër dhunën shtazarake dhe shantazhin e kryeministrit ndaj studentëve.
“Sot është dita e 10 që Shqipëria po përjeton lëvizjen më të fuqishme studentore. Shteti është kapur nga pushteti absolut i Ramës. Kjo lëvizje është revolte ndaj modelit të krijuar nga Rama që po e largon Shqipërinë nga e ardhmja europiane. Grupi parlamentar i PD do mbetet në krah të studentëve dhe çdo qytetari që proteston për dinjitet. Dënojmë dhunën shtazareka studentëve, reprezaljet që u bëhen të rinjve dhe të rejave dhe shantazhin që kryeministri deligjitimuar ka kryer çdo ditë”, tha ai. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

