Lajme Zone
‘Shteti është i gjithë shqiptarëve, jo i socialistëve’- Sula zbulon në Report Tv bisedat me Ramën para se të merrte detyrën: S’jam ‘diamant’, por kam qëndruar larg interesave personale
PolitikëReport TV

‘Shteti është i gjithë shqiptarëve, jo i socialistëve’- Sula zbulon në Report Tv bisedat me Ramën para se të merrte detyrën: S’jam ‘diamant’, por kam qëndruar larg interesave personale

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, është shprehur se ai dhe familja e tij, gjatë gjithë kohës që ka qenë në politikë, është përpjekur që të qëndrojë larg interesave personale dhe përfitimeve familjare. I ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, Sula tha se ‘Kushtetuta’ e tij është interesi qytetar. LEXO edhe...‘E kam pasur zero ndërhyrjen e Ra

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, është shprehur se ai dhe familja e tij, gjatë gjithë kohës që ka qenë në politikë, është përpjekur që të qëndrojë larg interesave personale dhe përfitimeve familjare. I ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, Sula tha se ‘Kushtetuta’ e tij është interesi qytetar. LEXO edhe...‘E kam pasur zero ndërhyrjen e Ramës për një subjekt të caktuar’- Sula në Report Tv: Brenda marsit 2027 do të ketë inspektim vetëm në bazë të indikatorëve të riskut “Unë sot i përkas administratës së nëpunësve shtetërorë. Në krye të Inspektoratit të Përgjithshëm, detyra dhe Kushtetuta ime është interesi qytetar. Ndoshta nga të gjithë ku mund të shtrohet pyetje ‘kaq idealist je?’. Unë nuk pretendoj që kam qenë diamanti, që është i pastër nga gjithçka, por përgjatë 20 viteve unë dhe familja ime jemi përpjekur të jemi larg interesave personale dhe përfitimeve familjare. Konstatoj se në 20 vite kam qenë politikani i papërfolur për asnjëlloj afere apo skandali, edhe kur isha në pushtet me PD”, tha mes të tjerash Sula. Më tej Sula ka zbuluar komunikimin që ka pasur me kryeministrin Edi Rama, para se të zgjidhej në këtë detyrë. Ai tha se kryeministri Rama i kishte thënë se shteti shqiptar nuk është vetëm i socialistëve, por i të gjithë shqiptarëve, pra edhe i demokratëve. Sula tha se kryeministri Rama i mirëpriste të gjithë ata persona me integritet që mund të jepnin kontribut për shtetin, pavarësisht kahëve politikë, që të bëheshin pjesë e administratës. “Tani unë jam në një fazë tjetër. E mora këtë vendim në bazë të konsultave që kam bërë me kryeministrin Edi Rama, i cili më ftoi me një ftesë shumë të sinqertë. Dhe jo ftesë hipokrite, ftesë pazaresh apo ftesë interesash. Unë nuk e kam pasur të lehtë që ta pranoja një ftesë të tillë, por ka qenë këmbëngulja e kryeministrit Rama. Nuk ishte një takim 5 minuta dhe unë pranova. Kemi folur gjatë. Kemi folur që pas zgjedhjeve të vitit 2025. Disa shprehje që më kanë ngelur në mendje nga zoti Rama është kjo që ‘zoti Sula nuk do të duhet ta shikosh shtetin që është i PS. Shteti është i qytetarëve shqiptarë, ndërsa pushtetin e ka fituar PS’. ‘Taksa nuk paguajnë vetëm socialistët dhe bizneset socialiste, por edhe demokratët dhe bizneset demokrate’. Që do të thotë ‘shteti nuk është vetëm i socialistëve’. ‘Unë si kryeministër kërkoj që në administratën e kësaj qeverisje të ketë edhe persona që janë me integritet, persona që mendojnë se mund të japin kontribut për ndërtimin e shtetit dhe që mund të kryejnë detyra që e nderojnë shtetin në përmbushje të këtyre detyrave’”, shtoi Sula. Në përfundim Sula theksoi se është me rëndësi që çdo drejtues institucioni, në momentin që merr detyrën, duhet të jetë korrekt dhe strikt në respektimin e Kushtetutës. “E rëndësishme është që një drejtues i një institucioni, në momentin që merr këtë detyrë, do të duhet që të jetë korrekt dhe strikt në respektimin e Kushtetutës. Kjo do të thotë që unë personalisht, institucioni do të duhet të marrë fytyrën time, të integritetit moral dhe profesional”, përfi Sula. Ora 22:08 ‘E kam pasur zero ndërhyrjen e Ramës për një subjekt të caktuar’- Sula në Report Tv: Brenda marsit 2027 do të ketë inspektim vetëm në bazë të indikatorëve të riskut Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, është shprehur se brenda marsit të vitit 2027 inspektimi do të bëhet vetëm në bazë të indikatorëve të riskut.Komentet Sula i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, ku tha se në pikat doganore, deri pak kohë më parë inspektimi nuk bëhej online, por me blloqe e ‘letra bakalli’.Sula tha se me të marrë postin e kryeinspektorit, e raportoi këtë problematikë te kryeministri Rama dhe mënjëherë nisi puna për t’i dhënë zgjidhje.“Po u’a jap ekskluziv këtë lajm sot këtu, në pikat doganore ndodhte që inspektimi nuk bëhej online, por me blloqe e letra bakalli. Edhe subjekteve nga pikëpamja e humbjes së kohës, nuk kishte mundësi që Inspektorati i Përgjithshëm ta mbikëqyrte përmes sistemit. Dhe nga 85 mijë inspektime në 2025, 25 mijë ishin në pikë. Unë sapo e konstatova, kam vënë menjëherë në dijeni kryeministrin Edi Rama dhe i paraqitja që kjo praktikë nuk duhet të vazhdojë më. Bashkë me AKU-në, bashkë me AKSHI-n, ne maksimumi javën tjetër, fillon operimi i inspektimit online nëpër dogana, nëpërmjet sistemit AKUNET.Unë sot kam qenë në takim në Kryeministri. Brenda marsit të vitit 2027 nuk do të ketë më inspektim të paralajmëruar në këtë lloj forme, por do të ketë sistem inspektimi me anë të indikatorëve të riskut. Unë po e them publikisht se në krye të AKSHI-t është një profesionist i quajtur Igli Tafa. S’kam pasur kontakt me AKSHI-n kurrë. Kur kam ardhur në krye të Inspektoratit të Përgjithshëm, ka ardhur edhe Igli Tafa në krye të AKSHI-t. Kur kryeministri më la detyrë që për 9 muajë të mbaroja dixhitalizimin, ky zotëria këtu, bashkë me stafin, kemi mbaruar për 3 muaj termat teknikë, referencat dhe kemi dorëzuar në AKSH në 15 maj 2026, ku u bë studimi i tregut dhe më 1 tetor fillon procedura e prokurimit dhe funksionimit të këtij sistemi. Kjo është në mbështetje të drejtpërdrejtë edhe të kryeministrit”, tha mes të tjerash Sula.Ai tha gjithashtu se menjëherë pasi mori postin e kryeinspektorit të Përgjithshëm, u larguan nga detyra 9 inspektorë të AKU-së në Shkodër, pasi sipas Sulës, në pikën doganore të Hanit të Hotit hynte misër me aflatoksinë nga Serbia.“Ju garantoj se unë si Kryeinspektor i Përgjithshëm, të jeni të sigurtë se situata do të përmirësohet ndjeshëm. Qysh në muajin e parë kur kam ardhur unë në krye të Inspektoratit të Përgjithshëm, në pikën doganore të Hanit të Hotit, tentohej që misri me aflotoksinë që vinte nga Serbia, që nuk lejohej në dyert e BE-së, por që eksportohej në Shqipëri, ne kemi ndëshkuar 9 inspektorë të AKU-së së Shkodrës, ku i kemi larguar nga detyra”, shtoi Sula.Në përfundim Sula theksoi se përgjatë 7 muajve që ka qenë në krye të Inspektoratit të Përgjithshëm, ka pasur zero ndërhyrje nga kryeministri Edi Rama për një subjekt të caktuar.“Në muajin e shtetë që unë jam në krye të Inspektoratit të Përgjithshëm, e kam pasur zero ndërhyrjen e kryeministrit për një subjekt. Më ka thënë që ‘unë përcjell shqetësimet e qytetarëve siç m’i dërgojnë, por zgjidhjen ja jep ti. Unë nuk të ndërhyj zero’”, përfi Sula. Share R.Xh/ReportTv.al Dashnor Sula edi rama Frontline Interview Kryeinspektori i Pergjithshem PS administrata publike Komento Komente Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.5% Jo 42.1% Disi 11.4% Vota total: 4107 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?