Lajme Zone
Shteti 90 ditë naftë rezervë në rast krize! Faturë e re për importuesit, gjoba deri në 100 mln lekë e heqje licence
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Shteti 90 ditë naftë rezervë në rast krize! Faturë e re për importuesit, gjoba deri në 100 mln lekë e heqje licence

Shqipëria synon të krijojë gradualisht rezerva sigurie shtetërore për naftën bruto dhe nënproduktet e saj, për të garantuar furnizimin në rast emergjencash apo ndërprerjesh të papritura në treg. Por krijimi i rezervës shoqërohet me një tarifë të re mbi operatorët që mund të reflektohet në çmimin final që paguajnë qytetarë

Shqipëria po përgatitet për të pasur rezervën e saj të naftës për ditët e vështira, e cila do të aktivizohet në kohë krizash, kur tregjet tronditen duke sjellë kufizime në importe e për pasojë çmime të larta karburanti për konsumatorët siç po ndodh edhe aktualisht. Ndryshe nga tani, ku rezervën duhet ta mbajnë operatorët në depot e tyre magazinuese, projektligji i ri ‘rezervën e kalon në dorë të shtetit’. LEXO edhe...Bordi cakton çmimet e karburanteve! Nafta do të shitet me 219 lekë/litri, benzina me 195 lekë/litri “Rezervat e sigurisë dhe ato specifike duhet të jenë, në çdo kohë, fizikisht të disponueshme, të aksesueshme dhe kontrollueshme, për qëllimet e këtij ligji”, thuhet në nenin 5. Autoriteti për Rezervën e Sigurisë që do të krijohet si një ent publik, do të ketë përgjegjësinë për krijimin e rezervës sa 90 ditë importe neto ose të paktën 61 ditë të mesatares ditore të sasisë së konsumit të brendshëm. Sasitë e rezervës merren nga operatorët privat të cilët do të jenë përgjegjës për cilësinë e produktit, dhe njëkohësisht vetë privati mund të jetë edhe mbajtës të rezervës së sigurisë shtetërore nëse bën marrëveshje me Autoritetin që do të krijohet. Por krijimi i rezervës shtetërore vjen me një faturë të re. Në nenin 11 të projektligjit që pritet të nisë shqyrtimin në komisionet parlamentare, thuhet se fondet për krijimin, depozitimin, mirëmbajtjen, monitorimin e rezervave të sigurisë, do të sigurohen nga tarifa që do të paguhet nga operatorët ekonomik. Do të jetë Këshilli i Ministrave që do të miratojë “shumën e tarifave mbi produktet energjetike hidrokarbure në lekë/litër ose lekë/kg, për çdo kategori të produkteve energjetike hidrokarbure, për mbulimin e kostos së mbajtjes së rezervës nga Autoriteti”. Burime të tjera financimi do të jenë edhe kreditë që mund të merren, të ardhurat nga shitja e rezervave por edhe fonde të buxhetit të shtetit. Caktimi i një tarife tjetër mbi hidrokarburet është kritikuar nga ekspertët, pasi vlerësojnë se këtë tarifë bizneset do ta shkarkojnë në çmimin final që paguajnë qytetarët. Projektligji parashikon edhe gjoba të larta e deri pezullim aktiviteti për të gjithë operatorët ekonomik që nuk respektojnë detyrimet. Në nenin 18 thuhet se 2 milionë lekë do të jetë gjoba për operatorët ekonomik nëse përdorin rezervat e detyrueshme në mënyrë të paautorizuar. Ndëshkimi arrin 10 milionë lekë nëse rezerva e sigurisë nuk është në cilësinë dhe standardin e duhur, nuk lejon akses në magazinat depozituese apo nëse nuk paguan tarifën. Kur shkelja përsëritet ndaj operatorit ekonomik përveç gjobës, vendoset ndalim i përkohshëm i veprimtarive për depozitimin deri në 1 vit. G.M./SI.E./ReportTv.al gjoba autoriteti per rezerven e sigurise projektligji rezervat e naftes nafte karburant Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.2% Të gabuar 89% Nuk e di 4.8% Vota total: 4154 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?