Lajme Zone
Shtëpi për çiftet e reja, prezantohet prioriteti i parë i 'Shqipërisë Sociale' Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Shtëpi për çiftet e reja, prezantohet prioriteti i parë i 'Shqipërisë Sociale' Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

Zv.kryeministrja prezantoi prioritetet e reja të qeverisë, duke vendosur në fokus strehimin, arsimin, shëndetësinë dhe mbështetjen për familjet, pensionistët, fermerët dhe biznesin e vogël.

Në vjeshtë pritet të nisë programi i ri i strehimit për çiftet dhe familjet e reja, që qeveria e ka vendosur si hapin e parë të nismës Shqipëria Sociale. një objektiv i shpallur nga kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së qeverisë dhe mazhorancës në Pogradec që synon të vendosë në qendër të vëmendjes cilësinë e jetës së qytetarëve. Lajmi u bë i ditur nga zv.kryeministrja Albana Koçiu, e cila prezantoi prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik. Sipas Koçiut, nisma synon që zhvillimi ekonomik i vendit të përkthehet në më shumë mirëqenie dhe përmirësim të cilësisë së jetës për qytetarët. LEXO EDHE:25-vjeçarja që i mbijetoi zjarrit në Vlorë niset për kurim në Turqi, Koçiu garanton mbështetjen e qeverisë: Ana nuk është vetëm, do të marrë trajtimin më të mirë! “Shqipëria ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, ku objektivi nuk është më vetëm ndërtimi apo ofrimi i shërbimeve, por që përmirësimi të ndihet drejtpërdrejt në jetën e përditshme të çdo familjeje", u shpreh ajo. Zv.kryeministrja tha se në fazën e zhvillimit ku ndodhet Shqipëria objektivi nuk është vetëm ndërtimi apo ofrimi i shërbimeve, por që përmirësimet të ndihen drejtpërdrejt në jetën e përditshme të familjeve. Ajo shtoi se ndër prioritetet e qeverisë do të jenë edhe rritja e cilësisë në arsim dhe shëndetësi, mbështetja për fermerët, pensionistët dhe biznesin e vogël, si edhe krijimi i më shumë mundësive për të rinjtë që duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. “Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër. Ai duhet të ndihet në çdo shërbim, në çdo komunitet dhe në jetën e çdo qytetari”, tha ajo. Qeveria synon përmes kësaj qasjeje që rritja dhe zhvillimi i vendit të përkthehen në më shumë mundësi dhe siguri për qytetarët, me familjen, të rinjtë dhe mirëqenien sociale në qendër të politikave të reja. U.D/E.H/Shqiptarja.com TAG: Shqiperia Sociale Albana Koçiu Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 2.3 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.9% Keq 34.3% Nuk e di 12.9% Vota total: 2376 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?