Në vjeshtë pritet të nisë programi i ri i strehimit për çiftet dhe familjet e reja, që qeveria e ka vendosur si hapin e parë të nismës Shqipëria Sociale. një objektiv i shpallur nga kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së qeverisë dhe mazhorancës në Pogradec që synon të vendosë në qendër të vëmendjes cilësinë e jetës së qytetarëve. Lajmi u bë i ditur nga zv.kryeministrja Albana Koçiu, e cila prezantoi prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik. Sipas Koçiut, nisma synon që zhvillimi ekonomik i vendit të përkthehet në më shumë mirëqenie dhe përmirësim të cilësisë së jetës për qytetarët. LEXO EDHE:25-vjeçarja që i mbijetoi zjarrit në Vlorë niset për kurim në Turqi, Koçiu garanton mbështetjen e qeverisë: Ana nuk është vetëm, do të marrë trajtimin më të mirë! “Shqipëria ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, ku objektivi nuk është më vetëm ndërtimi apo ofrimi i shërbimeve, por që përmirësimi të ndihet drejtpërdrejt në jetën e përditshme të çdo familjeje", u shpreh ajo. Zv.kryeministrja tha se në fazën e zhvillimit ku ndodhet Shqipëria objektivi nuk është vetëm ndërtimi apo ofrimi i shërbimeve, por që përmirësimet të ndihen drejtpërdrejt në jetën e përditshme të familjeve. Ajo shtoi se ndër prioritetet e qeverisë do të jenë edhe rritja e cilësisë në arsim dhe shëndetësi, mbështetja për fermerët, pensionistët dhe biznesin e vogël, si edhe krijimi i më shumë mundësive për të rinjtë që duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. “Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër. Ai duhet të ndihet në çdo shërbim, në çdo komunitet dhe në jetën e çdo qytetari”, tha ajo. Qeveria synon përmes kësaj qasjeje që rritja dhe zhvillimi i vendit të përkthehen në më shumë mundësi dhe siguri për qytetarët, me familjen, të rinjtë dhe mirëqenien sociale në qendër të politikave të reja. U.D/Shqiptarja.com TAG: Albana Koçiu Shqiperia Sociale Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
24 Gusht, 21:21
Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 53% Keq 34.1% Nuk e di 12.9% Vota total: 2302 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
