TIRANË – Protesta kundër qeverisë vijon sot në Tiranë, në ditën e 95-të të revoltës, pas një tensioneve dhe përshkallëzimeve të regjistruara mbrëmjen e djeshme te Kryeministria. Pas 94 ditësh protestë, qytetarët kanë hyrë në një tjetër fazë të aksionit të tyre, duke e nisur muajin shtator me atë që e cilësojnë si mosbindje civile. Dita e djeshme shënoi një prej momenteve të forta të protestës, pasi qytetarët u zhvendosën nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, duke ndryshuar kështu skenarin e protestave të mëparshme. Pankartat, flamujt kombëtarë dhe simbolet e “Revolucionit Flamingo” shoqëruan marshimin, ndërsa protestuesit përsëritën kërkesën e tyre kryesore: dorëheqjen e Edi Ramës. Thirrjet kundër qeverisë u shtuan teksa turma iu afrua godinës së Kryeministrisë. Por në vend që protesta të përfnte me një tubim tradicional, qytetarët ndryshuan skenarin dhe u pozicionuan pranë hyrjeve të godinës. Protestuesit u zhvendosën në Kryeministri kur mësuan se Rama ndodhej në zyrë dhe vendosën të qëndrojnë aty, duke bllokuar hyrje-daljet. Për rreth dy orë, situata para Kryeministrisë mbeti e tensionuar. Protestuesit refuzuan të largoheshin dhe u përballën me kordonin policor. Ndërkohë, policia shtoi forcat në terren. Në zonën e Kryeministrisë u shfaqën efektivë të FNSH-së, ndërsa u vendos edhe një autobot uji.
Pas përplasjeve nisën edhe shoqërimet e protestuesve, ku raportohet se 10 prej tyre janë shoqëruar në disa komisariate të kryeqytetit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

