Lajme Zone
Shtatë gola në dy ndeshje, mësoni rezultatet në Champions
SportCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Shtatë gola në dy ndeshje, mësoni rezultatet në Champions

Dy protestues janë transportuar me ambulancë mbrëmjen e so...

Dy duelet e raundit të dytë në Ligën e Kampionëve prodhuan plot shtatë gola të shënuar.

Borussia Dortmund arriti të fitojë në transfertë përballë Sabah Baku me rezultatin 1-2.

Sulmuesi Guirassy ishte vendimtar për gjermanët, duke realizuar një dopietë në minutat 10 dhe 53.

Për skuadrën vendase gjeti rrugën e rrjetës McCarthy në minutën e 39-të të pjesës së parë.

Në sfidën tjetër, Fenerbahçe e Vedat Muriqit barazoi 2-2 në shtëpi kundër Slavias së Pragës.

Vendasit kaluan në avantazh të dyfishtë me golat e Aydin në minutën e 4-t dhe Greenëood në të 11-ën.

Skuadra mike ngushtoi fillimisht diferencën me Provod në minutën e 15-të të takimit.

Slavia e Pragës vulosi shifrat përfundimtare me anë të Kacor, i cili shënoi golin e barazimit në minutën e 90-të. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.