Lajme Zone
Shqiptarja u vra me thikë nga bashkëshorti para se të niste procedurat e divorcit në Greqi, kushërira: E dinim që abuzohej, flisnim fshehurazi në telefon
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Shqiptarja u vra me thikë nga bashkëshorti para se të niste procedurat e divorcit në Greqi, kushërira: E dinim që abuzohej, flisnim fshehurazi në telefon

Të tjera detaje kanë dalë në dritë pas vrasjes së shqiptares Esma Meço, nga bashkëshorti i saj. Një afërme e viktimës tregon se 53-vjeçari i kishte kufizuar komunikimin me ta.

Të tjera detaje kanë dalë në dritë pas vrasjes së shqiptares Esma Meço, nga bashkëshorti i saj. Në një intervistë për mediat greke, një kushërirë e viktimës ka treguar se të afërimit e dinin që 44-vjeçarja abuzohej nga bashkëshorti. Madje sipas saj Esma i kishte treguar edhe foto ku dukeshin shenjat e dhunës. "Ne e dinim që ai po e abuzonte. I kishim sugjeruar shumë herë që ajo të vinte të qëndronte me ne. Ajo na kishte treguar shpesh foto të shenjave nga dhuna e ushtruar", thotë kushërira e 44-vjeçares. Sipas saj, të afërmit ishin përpjekur vazhdimisht ta bindnin 44-vjeçaren të largohej nga shtëpia dhe të qëndronte me ta. Megjithatë, ajo pretendon se 53-vjeçari e kishte kërcënuar dhe i kishte kufizuar komunikimin me familjen dhe miqtë e saj. LEXO EDHE:FOTO/ Shqiptarja u vra me thikë nga bashkëshorti një ditë para se të niste procedurat e divorcit në Greqi, prej vitesh ishte viktimë e dhunës në familje "Ai e kërcënoi dhe nuk e linte të fliste me ne. Ne flisnim fshehurazi në telefon ", shton ajo. Vrasja ndodhi mesditën e së mërkurës, kur 53-vjeçari e goditi me thikë në qafë gruan 44-vjeçare , ndërsa vajza e saj 16-vjeçare dhe djali i tyre 19-vjeçar ishin brenda në shtëpi në atë kohë. E mitura pa nënën të vdiste para syve të saj, ndërsa 19-vjeçari ishte ai që e mori në krahë dhe e çoi në spital për të mos humbur kohë. Megjithatë, ajo nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të marra. Pas vrasjes, Bujar Meço tentoi t'i jepte fund jetës duke pirë benzinë. Ai u transportua në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Pasi doli nga reanimacioni, autoritetet greke e arrestuan zyrtarisht, ndërsa ai vijon të ruhet nga policia në spital. Paraprakisht dyshohet se shkak i vrasjes ishte xhelozia, ndërsa 44-vjeçarja kishte nisur procedurat për t'u divorcuar. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: vrasje me thike Bujar Meço Esma Meço Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52% Keq 35.3% Nuk e di 12.8% Vota total: 4388 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?