Një qytetar ka denoncuar një rast që, sipas tij, ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si bëhen vlerësimet pas rezervimeve në platformat e akomodimit.
Qytetari i cili ka një apartament që e jep me qira, ka treguar se gjatë muajit korrik apartamenti i tij ishte rezervuar nga një person. Megjithatë, rezervimi u anulua pasi klienti kërkonte që hyrja në apartament të bëhej përmes sistemit self check-in.
“Deri këtu nuk kishte asgjë të pazakontë. E bëri anulimin dhe vazhdoi punën e tij”, shprehet qytetari.
Por situata mori një tjetër kthesë kur, disa ditë më vonë, personi në fjalë la një vlerësim prej 6 pikësh për apartamentin, edhe pse nuk kishte qëndruar dhe madje nuk e kishte parë asnjëherë nga afër pronën.
“Si është e mundur të bësh një review për një apartament që nuk e ke parë me sy dhe ku nuk ke qëndruar?” – ngre pyetjen qytetari.
Ai thotë se ky rast por edhe shumë të tjerë si ky ngrenë pikëpyetje mbi mënyrën se si funksionon sistemi i vlerësimeve dhe nëse një klient që nuk ka qëndruar në një apartament mund të lërë një vlerësim për të.
Qytetari e ka shoqëruar denoncimin me një pyetje për mënyrën se si po përdoren këto sisteme vlerësimi: “A është normale kjo? Kaq mostra janë vërtet shqiptaret?

