Lajme Zone
Shqiptarët sërish në këmbë kundër Ramës/ Qindra të rinj marshim në rrugët e Tiranës, bllokohet qarkullimi
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Shqiptarët sërish në këmbë kundër Ramës/ Qindra të rinj marshim në rrugët e Tiranës, bllokohet qarkullimi

Protesta kombëtare e studentëve dhe të rinjve kundër kryeministrit Edi Rama ka vijuar këtë të shtunë në rrugët e Tiranës, duke u shoqëruar me tensione dhe bllokime të përkohshme të qarkullimit.

Protesta e studentëve kundër qeverisë Rama, këtë herë e organizuar në nivel kombëtar, vijon në rrugët e Tiranës. Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, të rinjtë janë zhvendosur drejt Zogut të Zi... Protesta kombëtare e studentëve dhe të rinjve kundër kryeministrit Edi Rama ka vijuar këtë të shtunë në rrugët e Tiranës, duke u shoqëruar me tensione dhe bllokime të përkohshme të qarkullimit.

Pas disa javësh protestash të njëpasnjëshme, të rinjtë janë mobilizuar sërish, këtë herë në një tubim kombëtar, duke kërkuar largimin e qeverisë Rama.

Protestuesit janë grumbulluar fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa më pas kanë nisur marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit, duke u zhvendosur drejt zonës së Zogut të Zi.

Situata është tensionuar në këtë zonë, ku në rrugë janë vendosur kosha mbeturinash, ndërsa njërit prej tyre i është vënë flaka. Për pasojë, qarkullimi i automjeteve është bllokuar për disa çaste, duke krijuar vështirësi në lëvizjen e mjeteve. Pas qëndrimit te Zogu i Zi, turma e protestuesve ka vijuar marshimin drejt zonës së 21 Dhjetorit, e shoqëruar me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Më pas ata vijuan përgjatë unazës, duke dalë te shkolla 'Vasil Shanto", për të vijur më pas drejt bulevardit "Dëshmorët e Kombit".

Një prej protestuesve, ka mohuar që të rinjtë të kenë ushtruar dhunë, duke akuzuar efektivët e policisë se kanë hedhur gurë në drejtim të tyre.

“Ne nuk po përdorim asnjë forcë. Është policia ajo që merr gurë dhe na qëllon neve. Ne nuk kemi kryer asnjë akt dhune”, është shprehur ai. Protestat studentore kanë vijuar prej disa javësh në Shqipëri, duke nisur me kërkesa për përmirësimin e kushteve në universitete dhe duke u zgjeruar më pas në një lëvizje kundër qeverisë. Gjatë protestave të mëparshme janë regjistruar përplasje me policinë, bllokime rrugësh dhe incidente në disa zona të Tiranës.

Tubimi i sotëm është thirrur në nivel kombëtar, ndërsa protestuesit shprehen të vendosur për të vijuar mobilizimin dhe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Por ndryshe nga herët e tjera, ku turma zhvendoset pra Kryeminsitrisë, të rinj e të reja kanë vendosur të marshojnë duke bllokur një krah të unazës së vogël. 0fe64fb2 7b1e 427e 9f27 62ae7ec6e2e8 screenshot 18 screenshot 17 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Dita e 168-të e protestës/ Studentët marshojnë drejt Zogut të Zi, vijojnë thirrjet kundër Ramës 14 Nëntor 2026, 16:0116:01Aktualitet Ju besua drejtimi i Tiranës bashkë me Koçiun, reagon Ervin Demo: Punë dhe rezultate konkrete për kryeqytetin 14 Nëntor 2026, 15:4615:46Aktualitet Protestuesit i vënë flakën koshit para Ministrisë së Arsimit, policia gardh; autoboti në gatishmëri 14 Nëntor 2026, 15:3015:30Aktualitet Studentët mblidhen para Ministrisë së Arsimit, nis protesta për dorëheqjen e Ramës 14 Nëntor 2026, 14:4214:42Aktualitet Tjetërsimi i 44 mijë m² tokë shtetërore në Povelçë, Arben Voja dhe katër të dyshuarit dalin para Gjykatës së Fierit 14 Nëntor 2026, 13:1513:15Aktualitet Situatë problematike nga reshjet në qarkun e Shkodrës, bllokohen akset rrugore në Shalë dhe Kamicë! 14 Nëntor 2026, 12:4712:47Aktualitet