Shqiptarët vazhdojnë të shpenzojnë pjesën më të madhe të të ardhurave të tyre për tu ushqyer. Sipas të dhënave të EUROSTAT për vitin 2025, një shqiptar shpenzon mesatarisht 8,656 euro në vit shifër kjo ndjeshëm më e ulët se masatarja e BE që arrin në 27,463 euro për person. Në Shqipëri një person shpenzon 2,513 euro shkojnë për ushqime dhe pije joalkoolike, shifër thuajse e njëjtë me mesataren europiane, por që zënë peshë të ndryshme në totalin e të ardhurave për shkak të diferencës së të ardhurave disa fish më shumë në vendet e Bashkimit Evropian. Pas ushqimeve, rreth 1,172 euro në vit shkojnë për banesën, ujin, energjinë elektrike, gazin dhe lëndët e tjera djegëse, ndërsa 751 euro shpenzohen për mobilimin, pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtjen e banesës. Për rekreacion, sport dhe kulturë, shpenzohet rreth 1,162 euro në vit, ndërsa për shëndetësinë rreth 662 euro. Transporti përbën rreth 576 euro, ndërsa për restorante dhe akomodim shpenzohen rreth 427 euro në vit. Në fund të listës janë veshjet dhe këpucët, për të cilat shpenzohen mesatarisht vetëm 205 euro në vit për person.
