Ka nisur sot protesta e 72-të radhazi e qytetarëve në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar, duke vijuar kështu qëndresën në rrugët e kryeqytetit. Pjesëmarrësit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, vendi ku po mbahet edhe tubimi kryesor me fjalimet e protestuesve. Pjesëmarrësit në protestë kanë ngritur shqetësimet e tyre lidhur me gjendjen ekonomike, shëndetësinë dhe nivelin e korrupsionit në vend. Në një prononcim për televizionin News24, një prej qytetarëve deklaroi:
“Protestojmë kundër korrupsionit, kundër diktaturës. Duam të ketë drejtësi. Na shqetëson shëndetësia, korrupsioni, njerëzit nuk mund të ecin më kështu përpara.” © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
