Foto ilustruese Gjithnjë sipas Europol-it, rrjetet shqiptare kanë zhvilluar kapacitete të fuqishme logjistike për nxjerrjen e kontejnerëve të kontaminuar nga terminalet kryesore detare të Europës Veriore. Nga Shqipëria në Holandë, duke kaluar nëpër portet e mëdha europiane dhe duke mbërritur deri në Katania. Rrugët e kokainës dhe ekuilibrat e trafikut të drogës duket se po ndryshojnë, me trafikantët shqiptarë që vitet e fundit kanë fituar pozita gjithnjë e më të rëndësishme në tregun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Një avancim që, sipas analizave hetimore europiane, ka kontribuar në riformatimin e raporteve të forcës mes organizatave kriminale. Kjo gjen konfirmim edhe në përgjimet e hetimit më të fundit për trafikun e drogës në zonën rrëzë Etnës.
"Në vitet ’90 nuk kishte shqiptar që vinte këtu. Mafia këtu ua priste duart. Tani, përkundrazi, është shqiptari ai që ia pret duart mafies", i thotë Mirko Scalia, i konsideruar si kreu i biznesit të drogës në San Giovanni Galermo, një bashkëbiseduesi me theks nga rajoni i Kampanias.
Roli i Katanias në tregun e drogës
"Nuk ka të bëjë aspak me aleanca kriminale, marrëveshje tregtare apo marrëdhënie miqësie. Ata që komandojnë janë paratë", thotë sërish Scalia, duke folur për tregun në Katania.
Sipas vlerësimeve më të fundit, në këtë qytet funksionojnë 42 pika të shitjes së drogës me pakicë, shumë prej të cilave drejtohen nga familje. Por ajo që e bën situatën më shqetësuese është fakti se qyteti vazhdon të jetë, pavarësisht veprimtarisë së forcave të rendit, një nyje themelore për trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, si edhe për furnizimin e provincave fqinje. Vetëm javën e kaluar, forcat e rendit sekuestruan mbi 20 kilogramë kokainë dhe marijuanë.
Kokaina dhe çmimet: Pushteti qëndron vetëm te paratë!
Për Scalian, i konsideruar trafikant dhe drejtues i një grupi kriminal të specializuar në importimin e kokainës, për të qenë konkurrues rëndësi ka vetëm çmimi i shitjes.
"Nëse ti më thua se e blen me 30 dhe unë ta jap me 25, nuk është detyrim, por për ty është leverdi. Pra, pa bërë luftë, ti je imi".
Në bisedën për rregullat e tregut, të dy bien dakord gjithashtu se nuk do të kishte më vlerë as rregulli i "xhaxhait". Bëhet fjalë për referimin te mafiozët, kriminelët apo trafikantët me njëfarë vjetërsie, emri i të cilëve në të kaluarën konsiderohej garanci për respekt. Siç ka dalë edhe më parë, dy personat e përgjuar ndalen gjatë te luhatjet e çmimit të kokainës me shumicë. Dikur ajo blihej edhe me 30 mijë euro për kilogram, por gjatë hetimit çmimi kishte pësuar rritje, duke arritur pothuajse në 40 mijë euro. Sipas Scalias, kjo rritje lidhej me dy faktorë përcaktues:
"Problemi është se këtu, në pjesën më të madhe, punohet me kalabrezët dhe, që kur ata kanë pasur problemet e tyre, nuk po shkarkojnë më mall".
Ekuilibrat e rinj të tregut të drogës
Në një treg që konsiderohet në krizë të plotë, trafikantët shqiptarë duket se kanë arritur të sigurojnë një pjesë të pushtetit.
"Këtu kanë marrë shumë pushtet", shpjegonte Scalia.
"Edhe në Napoli dhe Milano", konfirmonte bashkëbiseduesi i tij.
Një sukses që lidhet me guximin e tyre të pakufizuar.
"Janë të çmendur, sepse lëvizin me makina. I marrin me qira dhe shkojnë në Holandë, edhe pse rrezikojnë të marrin 20 vite burg", - shpjegonte Scalia.
Sipas analizave hetimore të Drejtorisë Hetimore Antimafia (DIA) dhe Europol-it, kjo zhvendosje e trafikantëve shqiptarë nga sektori tradicional i marijuanës drejt kokainës nuk është më thjesht një tendencë.
Përkundrazi, bëhet fjalë për një strukturë tashmë të konsoliduar, e cila ka ndryshuar edhe ekuilibrat e trafikut të drogës në Europë.
Gjithnjë sipas Europol-it, rrjetet shqiptare kanë zhvilluar kapacitete të fuqishme logjistike për nxjerrjen e kontejnerëve të kontaminuar nga terminalet kryesore detare të Europës Veriore.
Në veçanti në Antwerp, Roterdam dhe Hamburg, por edhe në portet spanjolle dhe italiane.
"Në Napoli, shqiptari shkarkon mallin dhe largohet, përmblidhte një tjetër person i përgjuar. Nuk krijon shqetësime në territor", - thuhet në përgjime./ Përshtati "Pamfleti", nga "Meridio news"shqiptarët kokaina Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Bie dëbora e parë në vend, zbardhet rruga Shkodër-Theth 23 Nëntor 2026, 11:3911:39Aktualitet Dronët që goditën anijen ruse në Libi u nisën nga Shqipëria? Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron Clash Report 23 Nëntor 2026, 10:5910:59Aktualitet Moti i keq në Tiranë, rrëzohet një pemë pranë stadiumit "Selman Stërmasi" 23 Nëntor 2026, 10:5610:56Aktualitet Çfarë nuk thotë Veliaj për shkarkimin e Zhaneta Beqirit? Ish-drejtoresha kundërshton arsyetimin e tij 23 Nëntor 2026, 10:5410:54Aktualitet Moti i keq lë pa energji elektrike disa fshatra në Pogradec 23 Nëntor 2026, 10:1610:16Aktualitet Moti i keq godet veriun e vendit, Puka në errësirë, dëme në Fushë-Arrëz; probleme në Kukës e Shkodër 23 Nëntor 2026, 09:4809:48Aktualitet

