Analisti dhe politologu Ermal Hasimja ka komentuar vijimësinë e protestës opozitare dhe ndikimin e saj në shoqërinë shqiptare, duke e cilësuar atë si një zhvillim me rëndësi, pavarësisht se si do të vijojë në të ardhmen. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, Hasimja tha se fakti që protesta vijon prej javësh me një numër të konsiderueshëm pjesëmarrësish përbën në vetvete një arritje. Sipas tij, protesta e ka dhënë tashmë efektin e saj dhe ka ndikuar në zhvillimet politike të vendit. Ai theksoi se një pjesë e zhvillimeve që kanë ndodhur në vend nuk do të ishin të njëjta nëse nuk do të kishte pasur protestë. Hasimja e cilësoi protestën edhe si një lloj “shkolle vere demokracie”, veçanërisht për brezat e rinj, të cilët sipas tij kanë një qasje më apatike ndaj politikës. “Mendoj që fakti që protesta vazhdon është me shifra gjithsesi të respektueshëm, të respektueshme është një arritje e madhe dhe mendoj që gjithsesi efektin protesta e ka dhënë edhe më përpara. Po të mos ishte protesta nuk do kishim gjithë këto pasqyrat, besën e gjithë këto prania besnike, gjithë këto gjëra të tjera. Domethënë këto nuk do ekzistonin. Pra duket qarta që e ka arritur qëllimin e vetë. Mendoj që ka në një farë mënyre dhe ka shërbyer se një lloj shkollë vere demokracie. Po sepse ka ndikuar sidomos tek brezat e rinj që janë pak më apatik ndaj politikës. Gen Z kryesisht siç i quajmë ne. Domethënë efektin e ka dhe mendoj që çdo ditë që vazhdon ajo vazhdon ta amplifikojë këtë efekt për aq kohë sa ka shifra të respektueshme gjithmonë, por edhe sikur të ndalonte sot prapë nuk ja heq njeri atë efektin që ka patur. Pastaj se çfarë do të ndodhi më vonë me protestën më duket gjë relativisht e parëndësishme sepse mendoj që si vazhdojë si ndaloi në këtë moment arsyet që i kanë nxjerrë njerëzit janë po ato dhe në një moment tjetër prapë mund të shpërthej. Në fakt e pamë ne që pati dy tre ndryshime brenda protestës edhe u rigjallërua papritur këto dy tre ditët e fundit të mund të ndodhi edhe ajo. Njerëzit kanë preferenca të ndryshme, kanë qëndrime të ndryshme, ide të ndryshme përsa i përket çështjes së organizimit të saj. Nuk ka një dorë të vetme organizative aty. Janë disa grupe të ndryshme që bashkëjetojnë nganjëherë dhe bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, por gjithsesi në thelb ë unë mendoj që efekti është arritur dhe mbi të gjitha protesta ka treguar dhe që njerëzit nuk janë më të gatshëm ta durojnë qeverisjen ashtu siç është.”, u shpreh Hasimja. Politologu shtoi se edhe nëse protesta do të ndërpritet, ndikimi i saj nuk mund të fshihet, ndërsa arsyet që kanë nxjerrë qytetarët në rrugë mund të rikthejnë sërish protestat në një moment tjetër. Sipas Hasimjës, protesta nuk përfaqëson një grup të vetëm organizativ, por disa grupe dhe rryma që bashkëjetojnë dhe në momente të caktuara bashkëpunojnë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: ermal hasimja protesta
