Kryeministri Edi Rama ka komentuar zhvillimet që lidhen me hetimet dhe luftën kundër krimit e korrupsionit, duke thënë se ato që në vend interpretohen si regres, nga institucionet evropiane shihen si progres.
Sipas tij, procesi hetimor ndaj Vlora Hysenit duhet t’i nënshtrohen vlerësimit të institucioneve të drejtësisë dhe jo gjykimit përmes leximit të pjesshëm të materialeve hetimore.
“Pse BE, pse KE, ngjarje që këtu trajtohen si arsye për të goditur dhe për të përhapur valë dëshpërimi, i shikon si arsye për ta konsideruar Shqipërinë një partner shumë serioz dhe një vend që aspiratat e veta i ka të lidhura me faktet e një përpjekjeje të përditshme në çdo aspekt dhe me prova të një lufte pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit. Ajo që këtu shihet si regres, në BE shihet si progres. Është transformim, jetojmë në një epokë vetëtransformimi si kurrë më parë. I duhet lënë gjykatës, jo leximit sporadik të materialeve hetimore që bëjnë çorap opinionin publik.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet
