Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar për zgjedhjet e mbajtura në Serbi. Berisha ka uruar shqiptarët e Luginës së Preshevës për 2 mandatet e fituara duke e cilësuar si rezultat të jashtëzakonshëm dhe historik.
Berisha i ka uruar përzemërsisht shqiptarët që jetojnë në rajonin shqipfolës të Serbisë. Ai i ka përgëzuar, duke cilësuar edhe faktin se iu afruan shumë edhe një mandati të tretë, që do të ishte edhe më epik. "Arritje historike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës!
Miq,
Një urim të përzemërt në emër të Partisë Demokratike shqiptarëve në Luginën e Preshevës për rezultatin historik në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Republikën e Serbisë. Ata pas bashkimit në një koalicion të vetëm fituan dy mandate dhe i treti i mundeshëm. Urime!", tha Berisha./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

