Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Shqiptarët 88 ditë revoltë! Denoncimi i Agron Shehajt: Rama po mbyll faqet që mbështesin protestën! Janë harxhuar mijëra euro për të heshtur këdo


Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka denoncuar mbylljen e disa faqeve në rrjetin social Instagram, të cilat kanë qenë aktive në mbështetje të protestës e cila vijon pa u ndalur prej 87 ditësh.

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka denoncuar mbylljen e disa faqeve në rrjetin social Instagram, të cilat kanë qenë aktive në mbështetje të protestës e cila vijon pa u ndalur prej 87 ditësh. Shehaj shprehet se pas kësaj fushate kundër faqeve që i bëjnë jehonë protestës qëndron qeveria shqiptare e cila sipas tij po shpenzon mijëra euro për të heshtur këdo që ka ndikim në mobilizimin dhe informimin e qytetarëve. Në një video në rrjetet sociale, Shehaj komunikon me njërin prej protestuesve i cili tregon se si faqen e tij me rreth 50 mijë ndjekës dhe afro 50 milionë shikime brenda një muaji, ia kanë mbyllur persona të cilët kanë marrë pagesë për këtë gjë. Protestuesi pretendon se personi që i ka mbyllur faqen i ka pranuar se ishte paguar për këtë ndërhyrje. Ai vë në dispozicion edhe screenshot-e të bisedës. “Qeveria jonë ka paguar 2 mijë deri në 10 mijë USD për të na bllokuar faqen në Instagram dhe për të na mbyllur gojën, që të shuhet protesta”, deklaroi qytetari. “Imagjinoni se sa kanë harxhuar me të gjitha faqet e tjera që kanë mbyllur”, u shpreh Shehaj.

Kreu i Partisë Mundësia e cilësoi këtë një përpjekje të qeverisë për të heshtur zërat kritikë dhe për të dobësuar protestën.

“Këtë mund ta bëjë vetëm një autokrat i korruptuar, të cilit i ka dalë boja”, deklaroi Shehaj, duke shtuar se, pavarësisht këtyre përpjekjeve, protesta do të vijojë.

“Protesta vazhdon dhe do të vazhdojë derisa Edi Rama të japë dorëheqjen”, përfi Shehaj. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb