Lajme Zone
Shqiptare Alma Sarelli kandidon për Senatin e Shtetit të Connecticutit
PolitikëSyri

Shqiptare Alma Sarelli kandidon për Senatin e Shtetit të Connecticutit

Emigrantja shqiptare Alma Sarelli ka shpallur kandidaturën për Senatin e Shtetit të Connecticutit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ka siguruar mbështetjen e Partisë Republikane dhe të Partisë së Pavarur të Connecticutit, ndërsa emri i saj do të jetë në fletën e votimit në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 3 nëntor 2026.

Emigrantja shqiptare Alma Sarelli ka shpallur kandidaturën për Senatin e Shtetit të Connecticutit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ka siguruar mbështetjen e Partisë Republikane dhe të Partisë së Pavarur të Connecticutit, ndërsa emri i saj do të jetë në fletën e votimit në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 3 nëntor 2026. Sarelli aktualisht mban një post të zgjedhur si anëtare e Takimit Përfaqësues të Qytetit (RTM) në Westport, ku është pjesë e katër komiteteve: Mbrojtjes Publike, Arsimit, Parqeve dhe Rekreacionit, si dhe Planifikimit dhe Zonimit, transmeton Telegrafi.Lexo edhe:SYRI TV/ Shpopullimi ‘këmbëkryq’ në Galush, nga 480 banorë, sot jetojnë vetëm 5 familje Përveç angazhimit të saj në institucionet lokale, ajo është aktive edhe në jetën qytetare dhe në sektorin jofitimprurës të qytetit. Për katër vjet ka shërbyer si presidente e organizatës Neighbors & Newcomers of Westport, ndërsa aktualisht është anëtare e bordeve të disa organizatave jofitimprurëse. Një pjesë e rëndësishme e historisë së saj familjare lidhet edhe me Shqipërinë. Sipas biografisë së publikuar në faqen zyrtare të fushatës së saj, babai i Sarellit është angazhuar në pajtimin e familjeve të përfshira në gjakmarrje në Shqipëri, duke ndërmjetësuar mes tyre dhe duke i ndihmuar të gjenin rrugën drejt paqes. Sarelli thotë se kjo përvojë ka ndikuar në mënyrën se si ajo e koncepton shërbimin publik, duke vënë në qendër dëgjimin, ndërtimin e besimit dhe gjetjen e pikave të përbashkëta mes njerëzve. Me kandidaturën për Senatin e Connecticutit, ajo synon të sjellë në politikën shtetërore përvojën e saj si emigrante, sipërmarrëse, nënë, avokate e komunitetit dhe zyrtare e qeverisjes lokale.