Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

'Shqipërinë e kemi Bashkë', ministri Demo mesazh për qytetarët: Faleminderit për mbështetjen ndaj Policisë së Shtetit që shërbejnë çdo ditë me përkushtim dhe sakrificë (VIDEO)


Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka ndarë sot një mesazh përbashkues për të gjithë qytetarët duke kujtuar se Policia e Shtetit dhe qytetarët janë bashkë në të njëjtin front në ruajtjen e sigurisë publike dhe forcimit të shtetit ligjor

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka ndarë sot një mesazh përbashkues për të gjithë qytetarët duke kujtuar se Policia e Shtetit dhe qytetarët janë bashkë në të njëjtin front në ruajtjen e sigurisë publike dhe forcimit të shtetit ligjor. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ministri përcjell momente të përditshme të bashkëpunimit dhe besimit mes uniformave blu dhe qytetarëve, nga përshëndetjet e punonjësve të policisë për fëmijët që shkojnë kopësht apo shkollë, deri tek efektivët me uniformë në krye të detyrës, në shërbim të qytetarëve. “Shqipërinë e kemi Bashkë! Faleminderit nga zemra çdo qytetari për solidaritetin dhe mbështetjen ndaj djemve dhe vajzave të Policisë së Shtetit që shërbejnë çdo ditë me përkushtim dhe sakrificë!” shkruan Demo. LEXO EDHE:Protestat e dhunshme, Demo në Komision: Policia përdor pajisje e metoda speciale siç parashikohet në ligj! Të vendosur t’i shkojmë deri në fund sulmeve ndaj efektivëve (VIDEO) Mesazhi vë në pah rëndësinë e besimit, respektit dhe mbështetjes së ndërsjellë mes Policisë dhe komunitetit, si vlera që kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të sigurt për të gjithë. Xh.K / A.E A.E Shqiptarja.com TAG: policia e shtetit ministria e brendshme ervin demo Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.4% Veliajn 20% Asnjërin 30.6% Vota total: 1271 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?