Shpërthen përsëri festa në “Air Albania”. Rey Manaj “qëllon” në zonë dhe dyfishon shifrat Shqipëria sërish në avantazh. Rey Manaj ndëshkon Finlandën sapo nis pjesa e dytë. Sulmuesi rikthehet të bëjë atë që di më së miri. Lushnjari tundi rrjetën dhe dyfishoi shifrat me një goditje me kokë në zonë. Shqipëria e mbylli në avantazh pjesën e parë ndaj Finlandës, me rezultatin 1-0, në përballjen e vlefshme për raundin e pestë të Grupit C në Ligën e Kombeve. Heroi i kuqezinjve deri në këtë moment është Ernest Muçi, i cili realizoi një gol spektakolar.
Kuqezinjtë e nisën takimin me shumë vrull, duke rrezikuar që në minutën e parë. Pas një aksioni të shpejtë, Stavro Pilo shërbeu për Qazim Laçin, por ky i fundit nuk arriti të shfrytëzonte mundësinë ideale për të kaluar Shqipërinë në avantazh.
Finlanda u përgjigj në minutën e 10-të me Kallman, i cili provoi me kokë, por për fatin e mirë të vendasve, topi përfi jashtë kuadratit.
Në minutën e 22-të, Kristjan Asllani tentoi të surprizonte me një goditje spektakolare, por portieri Lukas Hradecky reagoi shkëlqyeshëm. Mesfushori kuqezi provoi sërish në minutën e 33-të, por gardiani finlandez ishte përsëri në lartësinë e duhur.
Goli i shumëpritur erdhi në minutën e 35-të. Ernest Muçi mori përsipër gjithçka dhe me një goditje fantastike me të djathtën, brenda zonës, dërgoi topin në rrjetë, duke shpërthyer në festë tifozët në “Air Albania”. Kështu, 45 minutat e para u mbyllën me Shqipërinë në avantazh 1-0, falë perlës së Muçit, ndërsa kuqezinjtë janë vetëm një pjesë loje larg një fitoreje shumë të rëndësishme. shqipëria finlanda liga e kombeve Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Sport Shqipëria dominon Finlandën në 45 minutat e para, kryevepra e Ernest Muçit u jep avantazhin kuqezinjve 12 Nëntor 2026, 21:3421:34Sport Festë kuqezi në “Air Albania”, Ernest Muçi kalon në avantazh Shqipërinë me një perlë (Video) 12 Nëntor 2026, 21:2321:23Sport “Jeni ekip i fortë”, tifozi finlandez surprizon me deklaratën për kombëtaren shqiptare: Do të fitoni 2-0! 12 Nëntor 2026, 21:0821:08Sport Shqipëria kërkon “hakmarrjen” ndaj Finlandës, kuqezinjtë në fushë vetëm për fitore përballë 20 mijë zemrave kuqezi 12 Nëntor 2026, 20:4720:47Sport Nis epoka e re pas Messit tek Argjentina, “Albiceleste” blindon trajnerin Scaloni deri më 2030 12 Nëntor 2026, 20:2420:24Sport Liga e Kombeve/ Belgjika përmbys Turqinë brenda 3 minutash, goli i Guler nuk mjafton; turqit zbresin në Ligën B 12 Nëntor 2026, 19:5919:59Sport

