Lajme Zone
'Shqipëria qëndron krah Gjermanisë', Rama reagon pas sulmit në Paradën e Krenarisë në Berlin: Nuk ka vend për urrejtjen, dhunën dhe ekstremizmin
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

'Shqipëria qëndron krah Gjermanisë', Rama reagon pas sulmit në Paradën e Krenarisë në Berlin: Nuk ka vend për urrejtjen, dhunën dhe ekstremizmin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit në Paradën e Krenarisë në Berlin, ku humbi jetën një person dhe mbetën të plagosur disa të tjerë. Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama u shpreh i tronditur nga ngjarja dhe shprehu solidaritetin e Shqipërisë me Gjermaninë dhe popullin gjerman. “Jam thellësisht i tronditur nga lajmi tragjik që vjen nga Berlini. Në emër të Qeverisë së Shqipërisë, sh

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit në Paradën e Krenarisë në Berlin, ku humbi jetën një person dhe mbetën të plagosur disa të tjerë. Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama u shpreh i tronditur nga ngjarja dhe shprehu solidaritetin e Shqipërisë me Gjermaninë dhe popullin gjerman. “Jam thellësisht i tronditur nga lajmi tragjik që vjen nga Berlini. Në emër të Qeverisë së Shqipërisë, shpreh solidaritetin tonë më të sinqertë me Gjermaninë dhe popullin gjerman. Nuk mund të ketë asnjë tolerancë për urrejtjen, dhunën apo ekstremizmin, në çfarëdolloj forme që ato shfaqen. Ato kërcënojnë jo vetëm sigurinë e qytetarëve tanë, por edhe vetë vlerat mbi të cilat qëndrojnë demokracitë tona. Duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër tyre, me vendosmëri dhe pa asnjë hezitim”, shkroi Rama. LEXO edhe...Protesta/ Rama: Sorrat e korbat mos të lodhen së refuzuari ‘Besën’, dorëheqja ime nuk negociohet me ta, kam kontratë me 800 mijë shqiptarë Kryeministri shprehu gjithashtu ngushëllimet për familjen e viktimës dhe u uroi shërim të plotë e të shpejtë të gjithë të plagosurve, duke e mbyllur mesazhin me fjalët: “Shqipëria qëndron krah Gjermanisë.” Sulmi ndodhi të shtunën gjatë Paradës së Krenarisë në Berlin, e cila u ndërpre papritur mes panikut kur një furgon u fut në turmë. Si pasojë humbi jetën një grua dhe mbetën të plagosur 16 persona. Sipas dëshmitarëve, autori doli nga automjeti dhe goditi me thikë disa persona të tjerë, përpara se të arratisej. Postimi i kryeministrit Edi Rama U.D/ReportTv.al gjermani Berlin parada e krenarise edi rama Komento Komente Turi: 26/07/2026 13:45 Ik mor tqr. Sumcet si Gaz torrja jan shtuar shume. Meqe sinsibilizohesh me ta, shko dhe ti ne berlin. Përgjigju Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.8% Jo 29.2% Nuk e di 7% Vota total: 3498 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?