Lajme Zone
Shqipëria pa Botëror? UEFA nuk tërhiqet nga kërkesat e saj: Bojkot FIFA-s
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Shqipëria pa Botëror? UEFA nuk tërhiqet nga kërkesat e saj: Bojkot FIFA-s

UEFA ka reaguar pas kërkim faljes nga FIFA dhe Gianni Infantino, duke thënë se 55 federatat evropiane do të vijojnë të bojkotojnë kompeticionet e FIFA-s siç mund të jetë Botërori. Në mesin e 55 federatave përfshihet edhe Shqipëria. LEXO edhe...FSHF-ja i bashkohet Federatës angleze dhe asaj uellsiane, tërheq zyrtarisht mbështetjen për rikandidimin e Gianni Infantinos në krye të FIFA-s Sipas UEFA-s

UEFA ka reaguar pas kërkim faljes nga FIFA dhe Gianni Infantino, duke thënë se 55 federatat evropiane do të vijojnë të bojkotojnë kompeticionet e FIFA-s siç mund të jetë Botërori. Në mesin e 55 federatave përfshihet edhe Shqipëria. LEXO edhe...FSHF-ja i bashkohet Federatës angleze dhe asaj uellsiane, tërheq zyrtarisht mbështetjen për rikandidimin e Gianni Infantinos në krye të FIFA-s Sipas UEFA-s nuk janë përmbushur të gjitha kushtet sepse "FIFA nuk ka garantuar që plani për FIFA Forward Enterprise nuk do të përsëritet në të ardhmen" si dhe "është shprehur mbështetja ndaj Infantinos", për të cilin ata kanë humbur besimin. Reagimi i plotë: “Shoqatat e UEFA-s ishin shumë të qarta në lidhje me kushtet e lidhura me mospjesëmarrjen e tyre në garat e FIFA-s. Së pari, propozimet për të shitur garat kryesore duhej të tërhiqeshin dhe së dyti, duhet të jepen garanci se përpjekje të tilla për të shpërfytyruar lojën në këtë mënyrë nuk do të bëhen më kurrë. Këto kushte nuk janë përmbushur. Përveç kësaj, UEFA e bëri shumë të qartë në deklaratën e saj të shtunën se ka humbur besimin në presidencën e Gianni Infantino. Ky qëndrim mbetet. Njoftimi i djeshëm se disa njerëz të punësuar nga Presidenti i FIFA-s (dhe karriera e të cilëve varet nga favorizimi i tij) pajtohen me të nuk ndryshon asgjë”, shprehet UEFA. P.J/ReportTv.al uefa FIFA Gianni Infantino Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.6% Jo 59.4% Nuk e di 5% Vota total: 1687 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?