Lajme Zone
Shqipëria në shitje, masakra e Kolikut, tradhtia kombëtare
KulturëBalkanWeb

Shqipëria në shitje, masakra e Kolikut, tradhtia kombëtare

78 vjetori i masakrës së diktaturës komuniste të 29 gushtit të vitit 1948 është një ngjarje tragjike genocidjale për krahinën atdhetare të Malsisë Madhe por dhe për Shqipërinë, që na kujton dhe na obligon #kurrë mos të harrojmë!#

78 vjetori i masakrës së diktaturës komuniste të 29 gushtit të vitit 1948 është një ngjarje tragjike genocidjale për krahinën atdhetare të Malsisë Madhe por dhe për Shqipërinë, që na kujton dhe na obligon #kurrë mos të harrojmë!# Krimet që u kryen nga xhelatët stalinistë me emrin shqiptar, janë të paimagjinushëm për brezat e sotëm, këtu u arrestuan malsor e malsore, pa asnjë dokument ligjor, pa asnjë akuzë të bazuar në ligj, por vetëm për të bërë reprezalje ndaj malsorëve dhe malsoreve që nuk i nënshtroheshin regjimit barbarë stalinistë të Enver Hoxhës! 56 burra dhe gra u arrestuan, dy klerikët e famshëm dhe të ditshëm, të asaj krahine, Dom Lekë Sirdani, dhe Dom Pjetër Çunin! Në mes të malsorve ishte dhe një grua trimëreshë Prena Nik Gjonaj,e cila ishte shtatzënë dhe lindi në burgun e Koplikut në mes burrave dhe grave të arrestuar, lindi një vajzë. Imagjinoni një grua lind në burg, dhe humbet fëmijën e saj, thjesht se e kishte etikuar pushteti barbar komuniste kundërshtar! Kjo engjellueshe e vogël që lindi në burg të Koplikut në gusht të vitit 1948, e morën xhelatët dhe e zhdukën kufomën e sajë. Kur Prena priste të vinte e ta pagëzonte prifti që ishte në burg, Priftin Lek Sirdanin dhe Pjetër Çunin i kishin mbytur në tortuat në kanalin e ujërave të zeza të Koplikut.

Dhe vajza që lindi në burgun famkeq të Koplikut, mbeti pa emër, pa varr, dhe pengu i kësaj trimëreshe do të ishte më iku vajza pa emër, pa bekimin e priftit, dhe pa varr. Kjo ishte vepra kriminale e xhelatëve stalinistë në gusht të vitit 1948! E çfar faj kishin ba priftërinjtë Sirdani e Çuni vetëm se i shërbeni Reçit, Shkrelit, Këlmendit, Hotit, e gjith krahinës me besimin në Zot e me mbrojtur doket zakonet, besën, e malsorve. 35 vite që i kujtojmë këto krime, familjarët, antikomunistët të përndjekur politikë nga regjimi komunist stalinist shqiptar! Vetëm establishmenti politikë i krijuar në 90 hesht ndaj këtyre krimeve çnjerëzor dhe përgjigjen me propogandë dhe ideologji komuniste “Ashtu qe koha” ky establishment komunistë, që mori peng Lirinë, dhe demokracinë shqiptare nuk e vret ndërgjegjja që të ju kërkoj falje familjeve që u martirizuan për lirinë e shqiptarve! Heshtjen e përdorin si argument për të mbrojte politikën që i kreu krimet.

Kemi 35 vite që i përkujtojmë, dhe i japin rëndësi kujtesës, dinjitetit të viktimave dhe të drejtën e familjeve që kërkojnë drejtsi përballë një shteti i ashtuquajtur “demokratikë” të shurdhër, në një shtet që nderon xhelatin, në një shtet që përbuz të vërtetën, në një shtet që mos-hakmarrjen tonë për krimet e kryera ndaj prindërve dhe familjeve tona, e marrin si dobësi, përballë një pajtimi kombëtar ku drejtësia të veprojnë ndaj krimit. Këshilli Bashkiak i Malsisë Madhe duhet të turpërohet që ka mbi dy vite që mban peng vendosjen e bustit të Heroit të Shqipërisë trimit të Kelmendit Prek Calit. Veprat e heronjve antikomunistë nuk mund të mbahen peng i politikave klasore staliniste. E ftoi këtë institucjon vendor të ndjeki shembullin e Këshillit të Bashkisë Lushnjes që për dy javë vendosi bustin e Kardinalit të parë shqiptar Mikel Koliqit, dhe ku si Bashki financoi 20.000.000 miljon lekë të vjetra. Dhe ata i përkisnin Partisë Socialiste, këshilltarët e Lushnjes , zbatuan ligjin, ata nderuan figurën kontributin që kishte dhënë Kardinali për Shqipërinë, jo bindjet partiake. Ata u ndjenë krenar që e vendosëm Mikelin e dashur në vendin ku u arrestuar në moshën 75 vjeçare në Gjazë ku ishte i internuar. Besoi se mbas kësaj thirrje këshilli bashkiak i Malsisë Madhe do të votojnë ngritje e bustit të Prek Calit dhe nuk do të heshti, e të shkeli ligjin për nderimin e heronjve të Shqipërisë. E gjithë Europa përkujton datën 23 gusht si ditën e nderimit të viktimave të Fashizmit, Nazizmit, Komunizmit, dhe Stalinizmit, një diktature që Shqipëria e vuajti për 45 vite, dhe vazhdon ta vuan dhe 35 vite formalisht demokraci. Ndryshimi i emrit të partisë që zhduki 6000 burra , gra, fëmijë sot fatkeqësisht sn politikë staliniste në Shqipëri, duke përçmuar shtresën antikomuniste që pagoi me gjak lirinë.

Gjatë pluralizmit 35 vjeçar demokracinë e morën peng stalinistët e rinj shqiptar, asnjë Kryeministër që nga viti 1990 kur u lejua pluralizmi dhe deri tek Kryeministri i fundit me 4 mandate Edi Rama nuk ju kërkuan falje shqiptarve që u sakrifikuan me humbje jete për një Shqipëri demokratike Europiane. Shqipëria u tradhëtua nga komunistët në vitin 1990, kjo ishte tradhtia e dytë mbas viteve 50 ku shërbimet sekrete anglo –amerikanë u përfshinë nga tradhëtia e agjentit rus Kim Filbi, ku humbën jetën qindra shqiptarë antikomunistë. Parlamenti, Gjykata Kushtetuese, Presidenti, Kryeministri aktual kan ndërtuar një shtet sundues e të korruptuar, ku demokracia nuk funksionon, ku partitë politike nuk bëjnë zgjedhje, por populli voton , pushteti stalinist numron votat, kjo është ideologjia staliniste që zbatohet në Shqipëri.

“Shqipëri në shitje”

Ky slogan ushton çdo natë në bulevardin e Tiranës nga mijëra të rinj dhe të reja të cilët kërkojnë ndryshimin e sistemit politik stalinist që ka mbajtur peng me emrin formal demokraci, që denoncojnë fundin e një regjimi stalinistë të ashtuquajtur demokratikë.

A mund të quhet shtet i së drejtës ku bijtë e xhelatëve të djeshëm, janë bërë deputet, ministra, dhe kan marrë pronën e shqiptarve me ligje, dhe degtisin në gjykatat staliniste pronarët e ligjshëm. Që kan përvetsuar tokat e malet e Shqipërisë, dhe janë pasuruar me miljarda ero me ligje korruptive ku institucjnet e drejtsisë, marin urdhëra nga Kryeministri sundues prej 15 vitesh pa zgjedhje të lira por vetëm me manipulime që më në fund dhe institucjonet e votës së lirë të Europës e kuptuan me 11 maj 2025. Kurse bijtë e antikomunistëve që lanë me gjak Shqipërinë kundra stalinizmit janë degdis nëpër Europë. Sot ata po provojnë luftën e klasave të prindërve të tyre. Kjo është demokracia që na sërvis establishmenti politikë staliniste që kan marrë peng demokracinë, që nuk lejojnë zgjedhje, që kan shkatruar kushtetutën e vendit.

“Shqipëria në Shitje” kur Kryeministri i vendit me fodullekun banal të një sunduesi deklaron se në Shqipëri do të ndërtohet një Shtet bektashi, për herë të parë një politikan shqiptar përdor fenë për të ndarë shqiptarët. Kjo është tradhëti kombëtare. Një turp kombëtare, vëllezërit Abdyl, Sami , Naim Frashëri , korifenjtë e rilindjes shqiptare, luftuan për ngritjen e shtetit shqiptar, ku ata i përkisnin besimit bektashinj, Ata i udhëzuan teqet, tyrbet, dhe Shehelerët të ndërtonin shtetin shqiptar duke respektuar çdo lloj besimi që kishin Shqiptarët, kur nuk i ndan shqiptarët në bektashi, mysliman, ortodoksë. At Gjergj Fishta homeri shqiptar nuk i ndau në shtet katolikë, apo mysliman shqiptarët por deklaronte unë për vëllezërit e mij mysliman e shkrij kryqin dhe e bej fishek për të mbrojte vëllezrit shqiptar. Dhe drejtuesit e katolicizmit shqiptar luftuan për një shtet shqiptar. Imzot Fan Noli kurrë nuk kërkoi të ndërtonte shtet ortodoksë, Hafiz Ali Korça kryemyftiun mysliman nuk kërkoi shtet mysliman por shtet shqiptar, dhe me At Gjergj Fishtën i jepnin germat shqipe në Manastirin e tokës shqiptare. Korifeu i fundit i bektashizmit Baba Reshat Bardhi na ban thirrje nga përjetsia: jo shtet bektashi, por shtet shqiptar simbas vëllezërve Frashëri!

Ndërtimi i shteteve në bazë besimesh fetare, është Shqipëria në shitje. Prandaj rinia shqiptare ka mbi 97 ditë që denoncon dhe kërkon këtij Kryeministri të largohet nga drejtimi i qeverisë shqiptare. Jep dorëheqje, ushton zëri i rinisë shqiptare në mbrotje të kombit kundra tradhëtisë dhe shitjes së Shqipërisë.

A do ta lejojmë shqiptarët këtë tradhëti kombëtare të këtyre politikanve të paskrupull që janë në drejtim të shtetit. Këta harrojnë se nuk janë pronarë të shtetit , as krijus shtetesh formale fetare, por me i shërbyer kombit e me mbrojt shtetin shqiptar. Këtë shtet që ka itenditetin e Skënderbeut, të Ismail Qemalit, të Ahmet Zogut, e të dëshmorve të kombit që e kan mbrojt me gjak Shtetin shqiptar.

Shqiptarët e kan denuar gjithmonë tradhëtinë, dhe kësaj radhe rinia shqiptare, nuk do të lejojë të triumfoi tradhtia për të mbajtur pushtet, por do të mbrojnë Shqipërine e Skënderbeut si një zonjë e madhe në Europë.. “Shqipëria e shqiptarve, vdekje tradhëtarve!” © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Besim Ndregjoni