Rubio-Trump- Foto ilustruese Kabllogram nga DASH edhe për Tiranën, SHBA kërkon informacion mbi grupet e ekstremit të majtë në Shqipëri Departamenti Amerikan i Shtetit u ka dërguar një kabllogram diplomatik më shumë se 20 ambasadave amerikane në mbarë botën, përfshirë edhe Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, duke u kërkuar të mbledhin informacion mbi grupet e ekstremit të majtë që veprojnë në vendet ku janë të akredituara. Lajmi është bërë i ditur nga Washington Post, i cili citon dokumente të brendshme dhe zyrtarë të njohur me nismën.
Sipas gazetës amerikane, kabllogrami u është dërguar ambasadave nga Argjentina dhe Meksika deri në Itali dhe Shqipëri, si pjesë e një përpjekjeje të administratës Trump për të mbledhur informacion mbi atë që e cilëson si "ringjallje të terrorizmit transnacional të ekstremit të majtë".
Raporti thekson se administrata synon të zgjerojë bashkëpunimin ndërkombëtar për këtë çështje. Në këtë kuadër, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka ftuar përfaqësues nga më shumë se 60 vende në një takim ministror në Uashington më 16 korrik, ku pritet të diskutohet koordinimi kundër dhunës politike dhe grupeve të ekstremit të majtë.
Megjithatë, sipas Ëashington Post, iniciativa është pritur me skepticizëm nga një numër aleatësh të SHBA-së. Gazeta citon diplomatë evropianë, të cilët shprehen se në vendet e tyre ekstremi i majtë nuk konsiderohet një kërcënim prioritar për sigurinë kombëtare, ndërsa disa prej tyre kanë deklaruar se nuk shohin arsye për të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Uashingtoni.
Artikulli kujton gjithashtu se administrata Trump, në fund të vitit 2025, shpalli katër organizata evropiane të ekstremit të majtë – një në Gjermani, një në Itali dhe dy në Greqi – si organizata të huaja terroriste, një vendim që ka nxitur debat mes ekspertëve të antiterrorizmit dhe partnerëve evropianë.
Sipas Ëashington Post, kjo nismë pasqyron ndryshimin e prioriteteve të administratës Trump në fushën e sigurisë, duke e vendosur ekstremin e majtë në qendër të strategjisë së saj kundër terrorizmit, një qasje që vazhdon të shkaktojë skepticizëm si brenda administratës amerikane, ashtu edhe mes aleatëve të saj. /Pamfletirubio ambasadat Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Protestuesi mesazh Ramës: Mos bëj gangsterin, jep dorëheqjen ose do të të largojmë ne! 9 Korrik 2026, 21:1721:17Aktualitet Rama u bën karshillëk protestuesve, kalon pranë turmës (Video) 9 Korrik 2026, 20:5120:51Aktualitet Thirrja nga protesta: Më 11 korrik do t'i bëjmë bojkot të madh Ramës dhe Kanye West! 9 Korrik 2026, 20:4720:47Aktualitet “Boll me të korruptuarit, t’i hapet rruga rinisë”, Pedagogu thirrje ambasadës së SHBA dhe BE: Qëndroni me shqiptarët 9 Korrik 2026, 20:4720:47Aktualitet "Rama, çfarë do t'u thuash ndërkombëtarëve për 40 ditë protesta?" 9 Korrik 2026, 20:3820:38Aktualitet Të rinjtë "përcjellin" politikisht Ramën, hallvë para Kryeministrisë në ditën e 40-të të protestës! 9 Korrik 2026, 20:3620:36Aktualitet

