Shqipëri-Finlandë Tashmë gjithçka është gati në “Air Albania”. Shqipëria ka përpara një mundësi të artë për të hedhur një hap vendimtar drejt objektivit të saj në Ligën e Kombeve Shqipëria zbret sonte në fushën e “Air Albania” me një objektiv të qartë: fitoren ndaj Finlandës, që do t’i afronte kuqezinjtë ndjeshëm me vendin e parë në Grupin C1 të Ligës së Kombeve.
Pak minuta para startit të kësaj përballjeje vendimtare, trajneri Rolando Maran ka zbuluar formacionin titullar, duke mos rezervuar surpriza të mëdha në 11-shen që do të kërkojë tri pikët.
Në portë rikthehet Etrit Berisha, ndërsa në krahun e majtë të mbrojtjes do të luajë Mario Mitaj. Stavro Pilo e nis gjithashtu nga minuta e parë, por me një rol më të avancuar në mesfushë.
Ndërkohë, në rreshtim rikthehet edhe Qazim Laçi, i cili mungoi në ndeshjet e kaluara për shkak dëmtimi.
Në repartin e mesfushës do të jenë edhe Ylber Ramadani e Kristjan Asllani, ndërsa përgjegjësia për të udhëhequr sulmin i është besuar dyshes Ernest Muçi – Rei Manaj.
Fitorja ndaj finlandezëve do të kishte një rëndësi të jashtëzakonshme për Kombëtaren, pasi do ta vendoste në një pozicion shumë të favorshëm përpara sfidës së fundit në transfertë ndaj Bjellorusisë.
Aktualisht, Shqipëria kryeson Grupin C1 me 9 pikë, dy më shumë se Finlanda dhe Bjellorusia. Në katër ndeshjet e para, kuqezinjtë kanë regjistruar tri fitore dhe një humbje, me golavarazh 8-3.
Tashmë gjithçka është gati në “Air Albania”. Shqipëria ka përpara një mundësi të artë për të hedhur një hap vendimtar drejt objektivit të saj në Ligën e Kombeve. shqipëria finlanda liga e kombeve Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Sport Krenari shqiptare në Europë, 16-vjeçari Mateu Boçi shpallet kampion i shahut dhe fiton medaljen e artë 12 Nëntor 2026, 19:3519:35Sport Shqipërinë apo Kosovën? Lutfi Dalipi bën zgjedhjen përfundimtare, pas tij “çmenden” gjigantët e Bundesligës 12 Nëntor 2026, 19:1419:14Sport Bayern befason tifozët, bavarezët marrin vendimin për sezonin e ardhshëm në Champions League 12 Nëntor 2026, 18:5218:52Sport UEFA publikon sondazhin, tifozët japin verdiktin për ndeshjen Shqipëri-Finlandë; ja kush triumfon në “Air Albania” (Foto) 12 Nëntor 2026, 18:3018:30Sport “Qëndroja dy orë në makinë duke qarë”, Leon Dajaku rrëfen dramën e jetës: Nga vuajtjet e karrierës te rroga qesharake te Bayern 12 Nëntor 2026, 18:0918:09Sport Zgjodhi Gjermaninë para Marokut, talenti 17-vjeçar merr ftesën e Klopp: Në atë moshë nuk kisha kaq shumë vetëbesim 12 Nëntor 2026, 17:4217:42Sport

