Lajme Zone
"Shqipëria në ditën më të zezë në 35 vjet"/ Shkullaku: Nuk mbahet pushteti me terror
PolitikëCNA

"Shqipëria në ditën më të zezë në 35 vjet"/ Shkullaku: Nuk mbahet pushteti me terror

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh mbrëmjen e sotme s...

Gazetari dhe analisti, Armand Shkullaku foli mbrëmjen e sotme lidhur me kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. I ftuar në emisionin “Opinion”, Shkullaku tha se nuk është fundi i një shteti, dorëheqja e kryeministrit.

Ai e cilësoi si problem, identifikimin e Ramës me shtetin dhe me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ndër të tjera shtoi se Shqipëria është në ditën më të zezë në 35 vjet.

Shkullaku u shpreh se, Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen që kur sipas tij i kapën ministrin e Brendshëm si trafikant droge dhe arrestuan kryetarin e bashkisë më të madhe në vend për korrupsion. “Kanë dhënë dorëheqjen kryeministra dhe nuk ra shteti nuk u bë kiameti. Edhe Maqedonia e Veriut që ka bërë qeveri teknike dhe nuk ra shteti. Identifikimi i Ramës me shtetin është problemi. Identifikimi i Ramës me integrimin në BE është problemi.

Shqipëria nuk është në ditë të vështirë por në ditën më të zezë në 35 vjet. PS pasi zhduku debatin e brendshëm, futi në krye të listave ata që strehojnë vrasësit, e mbushi me hajdutë, pasi eleminoi zgjedhjet brenda partisë, bëri dhe aktin e fundit që është terrori policor mbi qytetarët e vet. Në qoftë se qeveria nuk mban përgjegjësi por vazhdon me pasojat, vendi rrezikon të shkojë në luftë civile. Problem tjetër është mosreflektimi. Ty të kapën ministrin e Brendshëm trafikant droge duhet të japësh dorëheqjen, të kapën kryebashkiakun e Tiranës për korrupsion, duhet të japësh dorëheqjen. Nuk mbahet pushteti me terror”, tha Shkullaku. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.