Lajme Zone
Shqipëria me parti-shtet?/ Braçe i përgjigjet Elisa Spiropalit
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Shqipëria me parti-shtet?/ Braçe i përgjigjet Elisa Spiropalit

Deputeti socialist Erion Braçe komentoi sot qasjen e parti...

Deputeti socialist Erion Braçe komentoi sot qasjen e partisë-shtet, të artikuluar më herët nga deputetja Elisa Spiropali.

Teksa fliste lidhur me këtë çështje në emisionin “Now” me gazetaren Erla Mëhilli, Braçe u shpreh se ky model nuk ekziston as brenda Partisë Socialiste dhe as brenda pushtetit të së majtës qeverisëse. “E kam dëgjuar këtë edhe nga një diskutim që u bë për reformën zgjedhore dy ditë më parë, e dëgjova nga kryekomisioneri i zgjedhjeve siç quhet nga ligji aktual. Në modelin që kemi për partinë-shtet kjo nuk ekziston. Nuk është PS parti-shtet. Nuk është. Që ndodh që fuqinë që ke si parti në pushtet edhe për të qenë prezent edhe për të mbajtur premtimet e kështu me radhë e pastaj për të shkuar në zgjedhje, kjo ndodh. Me kë nuk ka ndodhur, me cilën parti nuk ka ndodhur? Nuk i ndodh Melonit në Itali që të përdorë fuqinë e qeverisë italiane për të qëndruar në piacë politike. Nuk është kështu. Pse u qelb partia e Merkelit sa vite qëndroi në pushtet? Kur ka persona me probleme të rënda me ligjin duhet të reflektohet, madje edhe thellë”, tha Braçe./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.