Lajme Zone
Shqipëria mbyll tre kapituj negociues, por mbetet pas në reformat themelore
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues, por mbetet pas në reformat themelore

Shqipëria ka shënuar një tjetër hap në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke mbyllur përkohësisht tre kapituj negociues. Megjithatë, sipas analizës së publikuar nga EUNews.it, pavarësisht progresit teknik, vendi mbetet ende pas në zbatimin e reformave themelore që do të përcaktojnë ritmin e negociatave deri në anëtarësim, shkruan politiko.al. Keshtu, Bashkimi Evropian vendosi të mbyl

Shqipëria ka shënuar një tjetër hap në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke mbyllur përkohësisht tre kapituj negociues. Megjithatë, sipas analizës së publikuar nga EUNews.it, pavarësisht progresit teknik, vendi mbetet ende pas në zbatimin e reformave themelore që do të përcaktojnë ritmin e negociatave deri në anëtarësim, shkruan politiko.al. Keshtu, Bashkimi Evropian vendosi të mbyllë për Shqipërinë tre kapituj: Shkenca dhe Kërkimi (25), Arsimi dhe Kultura (26) si dhe Marrëdhëniet me Jashtë (30). Këta janë kapitujt e parë që Tirana arrin të mbyllë, më pak se dy muaj pasi BE-ja vlerësoi se vendi ishte gati të kalonte në këtë fazë të negociatave.

Megjithatë, sipas EUNews.it, këta kapituj konsiderohen ndër më pak problematikët në procesin e negociatave dhe nuk prekin drejtpërdrejt reformat që Brukseli i konsideron vendimtare për anëtarësimin.

Ministri irlandez për Çështjet Evropiane, Thomas Byrne, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian, përgëzoi Shqipërinë për "progresin e rëndësishëm", por njëkohësisht i bëri thirrje Tiranës të mos ngadalësojë ritmin e reformave.

"Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm. Tani duhet të vazhdojë me reformat themelore për të ecur përpara në muajt e ardhshëm", deklaroi Byrne, citohet nga EUNews.it.

Mali i Zi shumë përparaNë të njëjtën ditë, Mali i Zi konfirmoi edhe një herë pozicionin si vendi më i avancuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Mali i Zi mbylli përkohësisht dy kapituj të tjerë negociues, duke e çuar në 18 numrin total të kapitujve të mbyllur. Sipas Thomas Byrne, Mali i Zi tashmë ka kaluar më shumë se gjysmën e procesit të negociatave dhe mbetet "lideri" i zgjerimit.

Ndërkohë edhe Moldavia, ndonëse në një fazë më të hershme, ka nisur hapjen e një grupi të ri kapitujsh negociues. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm