Lajme Zone
Shqipëria mbyll me sukses misionin në Ligën e Kombeve, mposht Bjellorusinë dhe ngjitet në Ligën B
SportPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Shqipëria mbyll me sukses misionin në Ligën e Kombeve, mposht Bjellorusinë dhe ngjitet në Ligën B

Kombëtarja e drejtuar nga Rolando Maran e nisi ndeshjen me objektivin e qartë dhe arriti të zhbllokonte rezultatin në minutën e 28-të. Ishte Rey Manaj ai që ndezi festën kuqezi, duke realizuar një gol mjaft të bukur me të majtën brenda zonës, pas një aksioni ku përfitoi edhe nga rrëshqitja e mbrojtësit kundërshtar.

Kombëtarja shqiptare në Ligën e Kombeve Shqipëria kryen me sukses misionin, siguron Ligën B dhe mban gjallë një tjetër rrugë drejt ëndrrës europiane Shqipëria e mbyll me festë aventurën në Grupin C1 të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë kanë triumfuar me rezultatin 0-2 ndaj Bjellorusisë, në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Illovszky Rudolf” të Budapestit, duke siguruar vendin e parë në grup dhe një biletë për në Ligën B të edicionit të ardhshëm.

Kombëtarja e drejtuar nga Rolando Maran e nisi ndeshjen me objektivin e qartë dhe arriti të zhbllokonte rezultatin në minutën e 28-të. Ishte Rey Manaj ai që ndezi festën kuqezi, duke realizuar një gol mjaft të bukur me të majtën brenda zonës, pas një aksioni ku përfitoi edhe nga rrëshqitja e mbrojtësit kundërshtar. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 0-1 për Shqipërinë, por kuqezinjtë nuk u mjaftuan me kaq. Në minutën e 57-të, Elseid Hysaj dyfishoi shifrat, duke dërguar topin në rrjetë pas një aksioni të bukur të ndërtuar nga Rey Manaj. Asisti i sulmuesit kuqezi dhe devijimi i mbrojtësit bjellorus vulosën golin e dytë të Shqipërisë. Në minutën e 63-të pati edhe një episod të diskutueshëm në zonën kundërshtare. Laçi u pengua nga portieri, ndërsa gjyqtari iu drejtua VAR-it për të shqyrtuar situatën. Pas disa minutash kontrolli, penalltia nuk u akordua, pasi u evidentua pozicion jashtë loje i Rey Manajt në aksion.

Në minutat e mbetura rezultati nuk ndryshoi dhe Shqipëria festoi një fitore të rëndësishme 0-2, që i jep kuqezinjve vendin e parë në grup.

Një sukses me rëndësi të dyfishtë për Kombëtaren: përveç ngjitjes në Ligën B të Ligës së Kombeve, vendi i parë i siguron Shqipërisë edhe një mundësi shtesë për të synuar kualifikimin në "EURO 2028", përmes rrugës së "play-off"-it, krahas eliminatoreve që nisin vitin e ardhshëm.

Shqipëria e mbyll në krye, siguron Ligën B dhe mban gjallë një tjetër rrugë drejt ëndrrës europiane!bjellorusia shqipëria liga e kombeve Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Sport Alarm në Turqi për Ernest Muçin, Trabzonspor i druhet dëmtimit të sulmuesit shqiptar për duelin e veçantë 15 Nëntor 2026, 19:3819:38Sport Zhbllokohet Hysaj, Shqipëria në avantazh të dyfishtë ndaj Bjellorusisë (Video) 15 Nëntor 2026, 19:1819:18Sport Manaj shënon dhe parakalon legjendën e kombëtares, sulmuesi lë pas Alban Bushin dhe i afrohet historisë 15 Nëntor 2026, 19:1019:10Sport Festë kuqezi në Budapest, Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë 15 Nëntor 2026, 18:4918:49Sport Zhbllokohet ndeshja në Budapest, Rey Manaj i jep avantazhin Shqipërisë (Video) 15 Nëntor 2026, 18:3118:31Sport Rekorde kuqezi në Budapest, Gjimshiti barazon legjendën Altin Lala; Laçi dhe Asllani shkruajnë historinë! 15 Nëntor 2026, 18:2418:24Sport