Lajme Zone
Shqipëria mbyll kapitullin e katërt të negociatave me BE-në, ministri irlandez Byrne: Progres i qëndrueshëm drejt anëtarësimit
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Shqipëria mbyll kapitullin e katërt të negociatave me BE-në, ministri irlandez Byrne: Progres i qëndrueshëm drejt anëtarësimit

Shqipëria ka mbyllur përkohësisht një tjetër kapitull të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke e çuar në katër numrin e kapitujve të mbyllur. Në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, të zhvilluar në Luksemburg, u formalizua mbyllja e Kapitullit 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”, që lidhet me zhvillimin e sipërmarrjes, mbështetjen e bizneseve, inovacionin dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë.

Shqipëria ka mbyllur përkohësisht një tjetër kapitull të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke e çuar në katër numrin e kapitujve të mbyllur. Në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, të zhvilluar në Luksemburg, u formalizua mbyllja e Kapitullit 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”, që lidhet me zhvillimin e sipërmarrjes, mbështetjen e bizneseve, inovacionin dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë. Në konferencën e përbashkët për shtyp me komisioneren evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, dhe kryeministrin Edi Rama, ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen i Irlandës, Thomas Byrne, i cili përfaqëson Presidencën e radhës të Këshillit të BE-së, vlerësoi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. Ai theksoi se vendi ka hyrë në fazën përfundimtare të negociatave të anëtarësimit. Byrne rikujtoi se, pas përmbushjes së piketave të ndërmjetme në fushën e sundimit të ligjit për kapitujt 23 dhe 24 në muajin maj, Shqipëria mbylli tre kapitujt e parë negociues në korrik. Sipas tij, mbyllja e Kapitullit 20 dëshmon vijimësinë e reformave dhe angazhimin e vendit për anëtarësimin në BE. Ministri inkurajoi Shqipërinë të ruajë ritmin e reformave dhe të vijojë zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian, duke nënvizuar se raporti i vitit 2026 do të shërbejë për të vlerësuar arritjet dhe për të identifikuar fushat ku nevojitet progres i mëtejshëm. Sipas Byrne, zbatimi i reformave jo vetëm që i përafron vendet kandidate me standardet e Bashkimit Evropian, por kontribuon edhe në transformimin e institucioneve, ekonomisë dhe shoqërisë. Në përfundim, ai shprehu angazhimin e Presidencës irlandeze të Këshillit të BE-së për të avancuar më tej procesin e negociatave me Shqipërinë, me synimin për mbylljen e kapitujve të tjerë gjatë mandatit të saj. Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet