Kombëtarja shqiptare Mjafton një pikë, por Shqipëria kërkon fitoren. Me dy mungesa të rëndësishme dhe disa ndryshime në formacion, kuqezinjtë janë gati për një provë vendimtare. Tashmë fjala i kalon fushës, aty ku djemtë e Rolando Maran synojnë të hedhin hapin e fundit drejt objektivit të tyre në Ligën e Kombeve. Shqipëria luan sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Përballë Bjellorusisë, në duelin e fundit të grupit C1, kuqezinjtë synojnë të mbyllin me sukses misionin e tyre dhe të konfirmojnë vendin e parë në renditje.
Skuadra e drejtuar nga Rolando Maran vjen në këtë përballje me 12 pikë në krye të grupit, ndaj çdo detaj mund të rezultojë vendimtar. Objektivi është i qartë: Shqipëria kërkon ta zgjidhë vetë fatin e saj, pa pritur rezultatet e skuadrave të tjera.
Në prag të këtij dueli, janë zbardhur edhe zgjedhjet e trajnerit Maran për formacionin titullar. Tekniku italian është detyruar të bëjë disa ndryshime, duke mos pasur në dispozicion dy futbollistë të rëndësishëm.
Ylber Ramadani mungon për shkak të pezullimit nga kartonët, ndërsa vendin e tij në mesfushë e merr Juljan Shehu, i cili do të formojë dyshen qendrore me Kristjan Asllanin.
Një tjetër mungesë e rëndësishme është ajo e Ernest Muçit. Sulmuesi nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga problemet fizike dhe nuk do të jetë në dispozicion për këtë sfidë. Në vend të tij, nga minuta e parë do të luajë Hoxha, i cili do të mbështesë Rey Manajn së bashku me Laçin në fazën ofensive.
Maran ka zgjedhur skemën 3-4-2-1, me Berishën mes shtyllave. Përpara tij, treshja mbrojtëse përbëhet nga Ismajli, Gjimshiti dhe Mitaj. Në krahë do të aktivizohen Pilo dhe Hysaj, ndërsa në zemër të mesfushës janë vendosur Shehu dhe Asllani.
Më përpara, Laçi dhe Hoxha do të kenë detyrën të furnizojnë me topa Manajn, i cili do të jetë pika kryesore e referimit në sulmin kuqezi.
Formacioni zyrtar i Shqipërisë (3-4-2-1):
Portier: BerishaMbrojtës: Ismajli, Gjimshiti, MitajMesfushorë: Pilo, Shehu, Asllani, HysajSulmues: Laçi, Hoxha, Manaj
Me dy mungesa të rëndësishme dhe disa ndryshime në formacion, Shqipëria është gati për një provë vendimtare. Tashmë fjala i kalon fushës, aty ku kuqezinjtë synojnë të hedhin hapin e fundit drejt objektivit të tyre në Ligën e Kombeve.
Shqipëria kryeson grupin me 12 pikë, ndërsa Bjellorusia ndjek e dyta me 10 pikë. Kuqezinjve iu mjafton barazimi për të siguruar vendin e parë në grup, që do të thotë që edicionin e ardhshëm do të luajnë në Ligën B dhe do po ashtu do të kenë një shans për t’u kualifikuar në Euro 2028, përveç kualifikueseve që nisin sezonin e ardhshëm.
shqipëria bjellorusia liga e kombeve formacioni zyrtar Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Sport Parashikimi i bujshëm për Bjellorusi-Shqipëri, ekspertët zbulojnë me “rezultat në kokë” si përfn ndeshja 15 Nëntor 2026, 16:3416:34Sport Nuk është dëmtimi ndaj Finlandës, nga Turqia zbulojnë prapaskenat e mungesës së Muçit në ndeshjen me Bjellorusinë 15 Nëntor 2026, 16:1316:13Sport Festë te Kombëtarja para ndeshjes me Bjellorusinë, Taulant Seferi mbush 30 vjeç 15 Nëntor 2026, 14:0014:00Sport Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, shpërblehet me 5 mijë euro 15 Nëntor 2026, 12:4412:44Sport Goditje për kombëtaren kuqezi, Ernest Muçi jashtë sfidës me Bjellorusinë 15 Nëntor 2026, 08:4408:44Sport Në Ravenna shpërthen Ronaldinho-mania... por një kalimtar i merr lavdinë legjendës braziliane 14 Nëntor 2026, 23:0223:02Sport

