Ditën e sotme mbahet protesta e 52-të kundër kryeministrit Edi Rama. Shqiptarët kërkojnë largimin e tij. Prej 52 ditësh protesta nuk ka ndalur, ndërsa kërkesa është e qartë dhe e panegociueshme, dorëheqja e kryeministrit. Pas fjalimeve të Kryeministria, marshimi vijon në rrugët e Tiranës, me thirrjet, “Arresto Ballukun”, “Shqipëria kërkon Revolucion”, “Ju erdhi fundi”. Si asnjëherë më parë vendi është përfshirë nga një protestë që ka treguar qëndrueshmëri, rezistencës, vendosmëri në kërkesën e saj për ndryshimin, largimin e kastës së korruptuar politike dhe dorëheqjen e Ramës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
