Lajme Zone
Shqipëria kërkon Ligën B në Budapest, kuqezinjtë dominojnë Bjellorusinë në përballjet direkte
SportPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Shqipëria kërkon Ligën B në Budapest, kuqezinjtë dominojnë Bjellorusinë në përballjet direkte

Skuadra shqiptare vjen në këtë sfidë me 12 pikë, dy më shumë se Bjellorusia, dhe e di mirë se fati i kualifikimit është në duart e saj. Një pikë do të mjaftonte për të ruajtur kreun dhe për të siguruar ngjitjen në Ligën B, por kuqezinjtë nuk kanë ndërmend të kënaqen me llogaritë. Objektivi është triumfi, për të konfirmuar ecurinë pozitive dhe për të përmirësuar edhe pozitat në renditjen e FIFA-s.

Kombëtarja shqiptare Ka ardhur momenti i së vërtetës për Kombëtaren. Shqipëria ka në dorë fatin e saj, por kërkon më shumë se një pikë: një fitore që do ta kurorëzonte me sukses këtë aventurë në Ligën e Kombeve Ka ardhur momenti i së vërtetës për Kombëtaren shqiptare! Kuqezinjtë zbresin sot në fushë në Budapest, aty ku i pret Bjellorusia në një përballje që vlen kreun e Grupit C1 në Ligën e Kombeve. Shqipërisë i mjafton edhe një barazim për të siguruar vendin e parë, por ambicia në kampin kuqezi është shumë më e madhe: mbyllja e këtij rrugëtimi me fitore.

Skuadra shqiptare vjen në këtë sfidë me 12 pikë, dy më shumë se Bjellorusia, dhe e di mirë se fati i kualifikimit është në duart e saj. Një pikë do të mjaftonte për të ruajtur kreun dhe për të siguruar ngjitjen në Ligën B, por kuqezinjtë nuk kanë ndërmend të kënaqen me llogaritë. Objektivi është triumfi, për të konfirmuar ecurinë pozitive dhe për të përmirësuar edhe pozitat në renditjen e FIFA-s.

Për këtë takim, Shqipëria do të ketë dy mungesa të rëndësishme. Ernest Muçi nuk do të jetë në dispozicion për shkak të problemeve fizike, ndërsa Ylber Ramadani do ta ndjekë ndeshjen nga tribuna, pasi është i pezulluar për shkak të kartonëve.

Megjithatë, pavarësisht mungesave, statistikat dhe shifrat flasin në favor të Kombëtares shqiptare. Historia e përballjeve direkte tregon një epërsi të kuqezinjve. Në tetë ndeshjet e zhvilluara mes dy përfaqësueseve, Shqipëria ka regjistruar katër fitore, dy barazime dhe dy humbje.

Një tjetër tregues i qartë është renditja e FIFA-s. Në përditësimin e fundit të muajit tetor, Shqipëria pozicionohet në vendin e 66-të, ndërsa Bjellorusia mban vendin e 94-t. Një diferencë prej 28 pozicionesh mes dy skuadrave.

Edhe kompanitë e basteve e shohin Shqipërinë si favorite për këtë duel. Fitorja e Bjellorusisë kuotohet me koeficientin 4.2, ndërsa triumfi i kuqezinjve me 1.95. Barazimi vlerësohet me koeficientin 3.2.

Për të gjykuar këtë përballje vendimtare, UEFA ka caktuar një trupë arbitrash nga Kroacia, me Igor Pajac si arbitër kryesor.

Tashmë gjithçka është gati. Shqipëria ka në dorë fatin e saj, por kërkon më shumë se një pikë: një fitore që do ta kurorëzonte me sukses këtë aventurë në Ligën e Kombeve.shqipëria bjellorusia liga e kombeve Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Sport Shqipëria kërkon kreun e grupit ndaj Bjellorusisë, ja bonusi i majmë që e pret FSHF-në në rast suksesi të kuqezinjve 15 Nëntor 2026, 17:3617:36Sport Detajet e ndeshjes Bjellorusi-Shqipëri, 100 shqiptarë në stadium dhe fanellat e veçanta me të cilat do të luajnë kuqezinjtë 15 Nëntor 2026, 17:1517:15Sport Shqipëria kërkon të "blindojë" kreun e grupit në Budapest, Maran hedh në fushë "artilerinë e rëndë" 15 Nëntor 2026, 16:5316:53Sport Parashikimi i bujshëm për Bjellorusi-Shqipëri, ekspertët zbulojnë me “rezultat në kokë” si përfn ndeshja 15 Nëntor 2026, 16:3416:34Sport Nuk është dëmtimi ndaj Finlandës, nga Turqia zbulojnë prapaskenat e mungesës së Muçit në ndeshjen me Bjellorusinë 15 Nëntor 2026, 16:1316:13Sport Festë te Kombëtarja para ndeshjes me Bjellorusinë, Taulant Seferi mbush 30 vjeç 15 Nëntor 2026, 14:0014:00Sport