Shqipëri-Finlandë Sonte nuk janë vetëm tri pikë në lojë: Shqipëria kërkon të mposhtë Finlandën dhe të thyejë një tabu që zgjat prej vitit 1980 Ka nisur në “Air Albania” sfida mes Shqipërisë dhe Finlandës, një përballje me peshë të jashtëzakonshme për fatin e kuqezinjve në Ligën e Kombeve. Me rreth 20 mijë tifozë në shkallët e stadiumit, skuadra e drejtuar nga Rolando Maran zbret në fushë me objektivin e vetëm: fitoren dhe tri pikët.
Megjithatë, përballë është një kundërshtar që historikisht i ka hapur probleme Shqipërisë. Finlanda nuk ka qenë aspak një rival i lehtë për kuqezinjtë dhe statistikat e përballjeve direkte flasin në favor të nordikëve.
Në tetë ndeshjet e zhvilluara mes dy përfaqësueseve, Finlanda ka regjistruar pesë fitore, Shqipëria vetëm dy, ndërsa një takim është mbyllur në barazim. Edhe bilanci i golave anon nga finlandezët, të cilët kanë shënuar 10 herë, kundrejt 7 golave të kuqezinjve.
Fitorja e fundit e Shqipërisë ndaj Finlandës daton më 3 shtator 1980. Një tabu që vazhdon prej më shumë se katër dekadash dhe që kuqezinjtë synojnë ta thyejnë pikërisht sonte, përpara tifozëve të tyre. Përtej historisë, rëndësia e kësaj sfide është edhe më e madhe për objektivat e kombëtares. Shqipëria kryeson Grupin 1 të Ligës C me 9 pikë pas katër ndeshjeve, ndërsa Finlanda dhe Bjellorusia e ndjekin me nga 7 pikë. Një fitore do t'i jepte skuadrës kuqezi një hap të rëndësishëm drejt vendit të parë dhe ngjitjes në një kategori më të lartë të Ligës së Kombeve.
Kjo përballje është gjithashtu një mundësi për të marrë revanshin pas humbjes 2-1 në Helsinki të pësuar një muaj më parë, në ndeshjen e fundit mes dy ekipeve. Një rezultat pozitiv do të forconte pozitat e Shqipërisë në garën për kreun e grupit dhe do të shtonte shanset për të përfituar një rrugë alternative drejt kualifikimit në “EURO 2028”.
Pas Finlandës, kuqezinjtë do të kenë edhe një tjetër provë të rëndësishme. Tri ditë më vonë, Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë në Hungari, në një takim që do të vendosë përfundimisht fatin e grupit.
Ndërkohë, UEFA i ka besuar drejtimin e ndeshjes një trupe arbitrash portugezë, me João Pinheiro në rolin e gjyqtarit kryesor.shqipëria finlanda liga e kombeve screenshot 2026 11 12 1631011794497467 ndeshaj 1 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Sport Nis epoka e re pas Messit tek Argjentina, “Albiceleste” blindon trajnerin Scaloni deri më 2030 12 Nëntor 2026, 20:2420:24Sport Liga e Kombeve/ Belgjika përmbys Turqinë brenda 3 minutash, goli i Guler nuk mjafton; turqit zbresin në Ligën B 12 Nëntor 2026, 19:5919:59Sport Shqipëria në fushë vetëm për fitore, Maran publikon formacionin zyrtar; tekniku bën dy rikthime nga minuta e parë 12 Nëntor 2026, 19:4019:40Sport Krenari shqiptare në Europë, 16-vjeçari Mateu Boçi shpallet kampion i shahut dhe fiton medaljen e artë 12 Nëntor 2026, 19:3519:35Sport Shqipërinë apo Kosovën? Lutfi Dalipi bën zgjedhjen përfundimtare, pas tij “çmenden” gjigantët e Bundesligës 12 Nëntor 2026, 19:1419:14Sport Bayern befason tifozët, bavarezët marrin vendimin për sezonin e ardhshëm në Champions League 12 Nëntor 2026, 18:5218:52Sport

