Lajme Zone
“Shqipëria ka humbur 5 ndeshje radhazi”, trajneri i Bjellorusisë thumbon kuqezinjtë para duelit në Tiranë
SportTop Channel

“Shqipëria ka humbur 5 ndeshje radhazi”, trajneri i Bjellorusisë thumbon kuqezinjtë para duelit në Tiranë

Shqipëria dhe Bjellorusia do të përballen të shtunën në mbrëmje në “Air Albania”, në duelin e parë të Ligës së Kombeve, ndërsa trajneri i bjellorusëve, Viktor Gançarenko, e konsideron përballjen me kuqezinjtë si një nga sfidat më të rëndësishme të grupit.

Shqipëria dhe Bjellorusia do të përballen të shtunën në mbrëmje në “Air Albania”, në duelin e parë të Ligës së Kombeve, ndërsa trajneri i bjellorusëve, Viktor Gançarenko, e konsideron përballjen me kuqezinjtë si një nga sfidat më të rëndësishme të grupit. Tekniku bjellorus e ka analizuar edhe momentin e Shqipërisë dhe nuk ka lënë pa përmendur serinë negative të kuqezinjve. “Shqiptarët kanë një seri të pakëndshme prej pesë humbjesh radhazi. Kjo u jep atyre edhe më shumë motivim”, është shprehur Gançarenko, duke paralajmëruar se kjo situatë mund ta bëjë Shqipërinë edhe më të rrezikshme në ndeshjen e parë.

Trajneri i Bjellorusisë pranon se në letër Shqipëria dhe Finlanda qëndrojnë pak më lart, por sipas tij diferencat mes skuadrave nuk janë të mëdha. “Shqiptarët dhe finlandezët janë pak më lart në renditje, por forcat janë pak a shumë të barabarta. Prandaj duhet të bëjmë gjithçka për të hipur sa më lart”, deklaroi ai.

Dhe ambicia e Bjellorusisë është e qartë: vendi i parë në grup. Gançarenko nuk dëshiron që skuadra e tij të hyjë në këtë edicion me objektivin minimal për të shmangur vendin e fundit. “Nuk ka interes të kërcënosh vendin e katërt nga i treti. Duhet të bëjmë gjithçka për të hipur lart”, theksoi trajneri, duke vendosur kështu presionin maksimal mbi skuadrën e tij që në start.

Një tjetër pikë e diskutuar nga Gançarenko ishte edhe kalendari. Trajneri bjellorus mendon se ai është më i favorshëm për Shqipërinë, e cila e nis me Bjellorusinë në Tiranë, përpara dy përballjeve me San Marinon dhe më pas sfidës me Finlandën. “Më duket sikur kalendari është hartuar në favor të Shqipërisë”, u shpreh Gançarenko, duke vënë në dukje se Bjellorusia e nis fushatën me dy ndeshje radhazi jashtë fushe ndaj kundërshtarëve që ai i konsideron të vështirë.

Megjithatë, trajneri bjellorus nuk e sheh Shqipërinë si një kundërshtar të pakapshëm. Ai vlerëson se të gjitha ndeshjet e grupit do të jenë të forta, pasi skuadrat tashmë e njohin mirë njëra-tjetrën. Bjellorusia vjen në këtë përballje edhe me një seri rezultatesh pozitive në miqësore, me fitore ndaj Qipros, Armenisë dhe Sirisë, ndërsa ka barazuar 2-2 me Burkina Fason.

Në krahun tjetër, Gançarenko ka pranuar se një problem për skuadrën e tij është aktivizimi i kufizuar i disa lojtarëve që luajnë jashtë Bjellorusisë. Megjithatë, ai ka lënë të hapur mundësinë e rotacionit dhe përfshirjes së lojtarëve të rinj nga U-21.

Për shkak të kufizimeve që lidhen me përfshirjen e Bjellorusisë në luftën Rusi-Ukrainë, skuadra nuk i zhvillon ndeshjet në shtëpi në territorin bjellorus. Takimet si pritëse luhen në terren neutral, në Hungari, pa praninë e tifozëve. Por sfida e parë është në Tiranë. Shqipëri–Bjellorusi luhet më 26 shtator, në orën 21:45, në “Air Albania”, me kuqezinjtë që kërkojnë ta nisin me fitore aventurën në Ligën e Kombeve. Top Channel