Lajme Zone
Shqipëria fluturon në “Air Albania”/ Muçi dhe Manaj gjunjëzojnë Finlandën, kuqezinjtë 'blindojnë' kreun e grupit
SportPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Shqipëria fluturon në “Air Albania”/ Muçi dhe Manaj gjunjëzojnë Finlandën, kuqezinjtë 'blindojnë' kreun e grupit

Kombëtarja e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe iu afrua golit që në minutën e parë. Pas një pasimi të Stavro Pilos, Qazim Laçi u gjend në një pozicion ideal për të shënuar, por goditja e tij ishte e dobët dhe nuk shqetësoi portierin kundërshtar.

Rey Manaj-Ernest Muçi Mrekullia e Muçit dhe i zakonshmi Manaj, Shqipëria likuidon Finlandën dhe është një hap larg fitores së grupit Shqipëria ka marrë një fitore me shumë vlera në “Air Albania”, duke mposhtur Finlandën me rezultatin 2-0 në sfidën e parafundit të Grupit C në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë kanë bërë detyrën përpara tifozëve të tyre dhe tashmë janë vetëm një pikë larg sigurimit të vendit të parë në grup.

Kombëtarja e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe iu afrua golit që në minutën e parë. Pas një pasimi të Stavro Pilos, Qazim Laçi u gjend në një pozicion ideal për të shënuar, por goditja e tij ishte e dobët dhe nuk shqetësoi portierin kundërshtar.

Finlanda reagoi në minutën e 10-të, kur Kallman provoi me kokë, por topi përfi jashtë kuadratit. Më pas, në skenë doli Kristjan Asllani, i cili në minutën e 22-të tentoi një gol spektakolar, por u ndal nga një pritje e shkëlqyer e Lukas Hradecky. Portieri finlandez u bë sërish protagonist në minutën e 33-të, duke i mohuar golin mesfushorit shqiptar.

Megjithatë, rezistenca e miqve zgjati deri në minutën e 35-të. Ernest Muçi mori përsipër të zhbllokonte takimin, duke realizuar një gol fantastik me të djathtën brenda zonës. Një goditje spektakolare që la të shtangur Hradeckyn dhe ndezi festën në “Air Albania”. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 për Shqipërinë. Kuqezinjtë nuk u mjaftuan me kaq dhe e nisën fraksionin e dytë në mënyrën më të mirë të mundshme. Në minutën e 50-të, Rei Manaj dyfishoi shifrat me një goditje të saktë me kokë, pas një krosimi perfekt të Elseid Hysajt. Situata u bë edhe më e favorshme për Shqipërinë në minutën e 67-të, kur Finlanda mbeti me një lojtar më pak. Miro Tenho u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje shumë të rrezikshme ndaj Ernest Muçit.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Shqipëria festoi një fitore të rëndësishme 2-0, që e ngjit në krye të grupit me 12 pikë pas pesë ndeshjesh.

Tashmë gjithçka do të vendoset në sfidën e fundit ndaj Bjellorusisë, që do të luhet më 15 nëntor në transfertë. Kuqezinjve u mjafton vetëm një pikë për të siguruar vendin e parë, ndërsa Bjellorusia, pas fitores 2-0 ndaj San Marinos, ndodhet në kuotën e 10 pikëve.

Shqipëria është vetëm 90 minuta larg objektivit!shqipëria finlanda liga e kombeve Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Sport Merr fund një kapitull i rëndësishëm, nderim special për Armando Sadikun në “Air Albania” pas tërheqjes nga futbolli (Video) 12 Nëntor 2026, 22:1622:16Sport Shqipëria sërish në avantazh, Rey Manaj ndëshkon Finlandën sapo nis pjesa e dytë (Video) 12 Nëntor 2026, 21:5421:54Sport Shqipëria dominon Finlandën në 45 minutat e para, kryevepra e Ernest Muçit u jep avantazhin kuqezinjve 12 Nëntor 2026, 21:3421:34Sport Festë kuqezi në “Air Albania”, Ernest Muçi kalon në avantazh Shqipërinë me një perlë (Video) 12 Nëntor 2026, 21:2321:23Sport “Jeni ekip i fortë”, tifozi finlandez surprizon me deklaratën për kombëtaren shqiptare: Do të fitoni 2-0! 12 Nëntor 2026, 21:0821:08Sport Shqipëria kërkon “hakmarrjen” ndaj Finlandës, kuqezinjtë në fushë vetëm për fitore përballë 20 mijë zemrave kuqezi 12 Nëntor 2026, 20:4720:47Sport