Lajme Zone
“Shqipëria e Re” nisë të marrë formë, Spiropali dërgon në Asamblenë e PS-së mocionin për hapjen e partisë
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

“Shqipëria e Re” nisë të marrë formë, Spiropali dërgon në Asamblenë e PS-së mocionin për hapjen e partisë

Ish-ministrja, Elisa Spiropali ka dorëzuar në Asamblenë e Partisë Socialiste mocionin për hapjen e partisë, një nismë që ajo e kishte paralajmëruar më herët dhe që ishte përmendur edhe nga kryeministri Edi Rama në një prej daljeve të tij publike.

Ish-ministrja, Elisa Spiropali ka dorëzuar në Asamblenë e Partisë Socialiste mocionin për hapjen e partisë, një nismë që ajo e kishte paralajmëruar më herët dhe që ishte përmendur edhe nga kryeministri Edi Rama në një prej daljeve të tij publike.

Dorëzimi i mocionit vjen pas deklaratave të përsëritura publike të Spiropalit për nevojën e një procesi hapjeje dhe diskutimi brenda Partisë Socialiste. Sipas saj, ky proces synon të nxisë një përfshirje më të gjerë të anëtarësisë dhe të adresojë shqetësimet e evidentuara gjatë periudhës së fundit.

Në një deklaratë për mediat, Spiropali tha se dokumenti nuk është vetëm i saj, por është i hapur për të gjithë anëtarët e PS-së. Ajo theksoi se një marrëveshje e re nuk mund të hartohet nga një apo dy individë, por duhet të shprehë vullnetin e partisë dhe të shoqërisë.

“E mbajta premtimin dhe sapo dorëzova në Asamblenë e Përgjithshme të PS mocionin për hapjen e debatit për marrëveshjen e re për Shqipërinë. Nuk është vetëm dokumenti im, është i hapur për të gjithë anëtarët e PS-së. Ia kam drejtuar Ramës, Asamblesë së Përgjithshme dhe çdo anëtari. Një marrëveshje për Shqipërinë nuk mund të hartohet nga një apo dy individë, por duhet të shprehë vullnetin e partisë dhe shoqërisë”, u shpreh Spiropali.

Ajo kërkoi më shumë demokraci, përfaqësim dhe drejtësi shoqërore, si dhe një marrëdhënie më të drejtë mes shtetit dhe qytetarit. Spiropali tha se të rinjtë janë në pararojë të kërkesave për ndryshim dhe se mazhoranca dhe Partia Socialiste kanë mundësinë për t’iu përgjigjur këtyre kërkesave.

“Duhet më shumë demokraci, përfaqësim, drejtësi shoqërore, marrëdhënie më të drejtë mes shtetit dhe qytetarit. Të rinjtë që janë në pararojë të kërkesave për ndryshim janë ata që presin më shumë nga ne. Kam besimin që mazhoranca dhe PS-ja ka të gjitha mundësitë që t’u përgjigjet këtyre kërkesave”, tha ajo.

Në fund, Spiropali thumboi edhe kryeministrin Rama, duke thënë se qytetarëve i duhet përgjigjur me përulësi dhe jo arrogancë. "Duhet t’u përgjigjemi qytetarëve me përulësi, jo me arrogancë", tha Spiropali. Në përditësim...spiropali ps Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Kuvendi mblidhet sot, PD vazhdon bojkotin e seancave; çfarë pritet të ndodhë me rendin e ditës 16 Korrik 2026, 08:1508:15Politike PD zgjedh kupolën e 're' drejtuese, Noka rikonfirmohet Sekretar i Përgjithshëm; Këlliçi fiton përballë Boçit! (Lista) 16 Korrik 2026, 07:3607:36Politike Rama kontrakton kompani nga Britania për të monitoruar SPAK dhe drejtësinë! 15 Korrik 2026, 21:5521:55Politike Debati me Kuçanën në Këshill, Berisha: Rezoluta nuk respektonte statutin e PD-së 15 Korrik 2026, 21:4121:41Politike Presidenti Begaj nga Kievi: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen për Ukrainën 15 Korrik 2026, 20:4320:43Politike "Bloomberg": As atletet e bardha nuk e ndihmuan Ramën, Samiti i NATO në Shqipëri në pikëpyetje 15 Korrik 2026, 20:2020:20Politike