Aktivisti Ilir Xhemalaj, në fjalën e mbajtur para Kryeministrisë, ka renditur disa nga pikat e platformës së “Shqipërisë së Re”. Ai tha se Shqipëria që duam është ajo ku qytetarët flasin të lirë, ku drejtësia nuk pyet se kush je dhe sa para ke, ndërsa ligji është i barabartë për të gjithë. “Në këtë shesh, për 72 ditë me radhë, kemi folur për problematikat.
A duam ne një Shqipëri ku shteti nuk i shërben pushtetit, por u shërben qytetarëve? Ku ligji është i barabartë për të gjithë, ku drejtësia nuk pyet sa para ke, kë njeh apo me cilën parti je?
Ku puna shpërblehet dhe një i ri nuk detyrohet të largohet?
Ku biznesi nuk ka nevojë për miq?
Ku pasuritë tona të jenë të shqiptarëve dhe jo të të huajve që na zhvasin?
Ku qytetarët brenda dhe jashtë vendit të ndihen pjesë e të njëjtit komb?
Ku diaspora të mos shihet si burim të ardhurash, por si pasuri njerëzore?
Ku qytetarët të flasin të lirë, pa pasur frikë?
Ku fermeri të punojë me djersën e ballit?
Kjo është Shqipëria që unë dua dhe këtë mund ta bëjnë vetëm ata të cilëve u rreh zemra për Shqipërinë dhe jo tradhtarët”, tha Xhemalaj. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
