Lajme Zone
“Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e vet modeste”/ Rama në OKB: Inteligjenca Artificiale nuk do të vendosë nëse ky shekull i përket lirisë apo manipulimit, do ta vendosim ne
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

“Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e vet modeste”/ Rama në OKB: Inteligjenca Artificiale nuk do të vendosë nëse ky shekull i përket lirisë apo manipulimit, do ta vendosim ne

“Në mënyrë të fshehtë, për ta, nga dikush që as nuk mund ta shohin, e as nuk e dinë që është fuqi pa zgjedhjen e tyre. Inteligjenca Artificiale nuk do të vendosë nëse ky shekull i përket lirisë apo manipulimit. Ne do ta vendosim. Makinat do të binden. Pyetja është: kujt do t’i binden? Sipas cilit ligj dhe në shërbim të cilit qëllim njerëzor? Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e vet modeste. Ne kemi zgj

“Në mënyrë të fshehtë, për ta, nga dikush që as nuk mund ta shohin, e as nuk e dinë që është fuqi pa zgjedhjen e tyre. Inteligjenca Artificiale nuk do të vendosë nëse ky shekull i përket lirisë apo manipulimit. Ne do ta vendosim. Makinat do të binden. Pyetja është: kujt do t’i binden? Sipas cilit ligj dhe në shërbim të cilit qëllim njerëzor?

Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e vet modeste. Ne kemi zgjedhur përshpejtimin, jo dorëzimin. Kemi zgjedhur inovacionin, jo abdikimin. Kemi zgjedhur rritjen dhe jo atrofizimin e aftësisë njerëzore.

Kemi zgjedhur lirinë e shprehjes. E pikërisht sepse kemi zgjedhur të refuzojmë ta ngatërrojmë me lirinë e pakontrolluar të makinave, parave dhe pushteteve të huaja për të mbërritur te gjithkush, gjithkund, pa asnjë llogari.

Ne zgjedhim të vërtetën, sepse e vërteta s’është gjithmonë e lehtë apo e rehatshme, sepse pa një angazhim të përbashkët ndaj realitetit nuk mund të kemi një jetë të përbashkët publike.

E pa këtë angazhim prej të gjithëve ne ndaj realitetit të botës ku jetojmë, do të jemi të angazhuar, do të përfshihemi në tradhtinë më të tmerrshme që prindërit e kësaj bote, në historinë e njerëzimit, do të kenë bërë kundër fëmijëve të tyre.

E pa një botë të përbashkët nuk mund të ketë Kombe të Bashkuara. Këtu përfn predikimi im nga shkretëtira dhe shpresa që kam, që është, në fakt, fundi i fundit, mbështetja”, u shpreh Rama. Top Channel