Lajme Zone
Shqipëria e Edi Ramës vazhdon të presë trenin...
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Shqipëria e Edi Ramës vazhdon të presë trenin...

Këtë herë, shpresa për lidhjen hekurudhore mes Shqipërisë dhe Kosovës është vendosur te sipërmarrësit japonezë, të cilët Rama i priti në Kryeministri.

Foto ilustruese Treni Tiranë-Durrës vazhdon të jetë një histori zvarritjesh, ndërsa hekurudha Durrës-Prishtinë mbetet prej vitesh në planet e qeverive. Kryeministri Edi Rama kërkon tashmë përfshirjen e sipërmarrësve japonezë në projektin që ende nuk ka marrë formë në terren. Shqipëria vazhdon të presë trenat, ndërsa kryeministri Edi Rama vazhdon të flasë për hekurudha të reja. Pas vitesh premtimesh për linjën Tiranë-Durrës, që ende nuk është vënë në shërbim të udhëtarëve, kreu i qeverisë ka kthyer sytë nga Japonia për një tjetër projekt të shumëpërfolur: hekurudhën Durrës-Prishtinë.

Këtë herë, shpresa për lidhjen hekurudhore mes Shqipërisë dhe Kosovës është vendosur te sipërmarrësit japonezë, të cilët Rama i priti në Kryeministri.

“Sot në Kryeministri me një përfaqësi të gjerë të sipërmarrjes japoneze”, shkroi Rama në rrjetet sociale, duke publikuar pamje nga takimi.

Më pas, ai shprehu dëshirën për përfshirjen e Japonisë në projektin hekurudhor mes Durrësit dhe Prishtinës.

“Shqipëria dhe Kosova do ta mirëprisnin përfshirjen e Japonisë në projektin strategjik të hekurudhës Durrës–Prishtinë”, deklaroi kryeministri.

Ironia është se Shqipëria synon të ndërtojë një lidhje hekurudhore ndërkombëtare me Kosovën, ndërkohë që ende nuk ka përfunduar rikthimin e shërbimit hekurudhor në një nga akset më të rëndësishme të vendit, atë mes Tiranës dhe Durrësit.

Modernizimi i kësaj linje, bashkë me lidhjen hekurudhore drejt aeroportit të Rinasit, është prezantuar prej vitesh si një nga projektet kryesore të transportit publik. Premtimet për trena modernë, udhëtim më të shpejtë dhe një alternativë ndaj trafikut rrugor janë përsëritur, por qytetarët ende nuk e kanë në dispozicion shërbimin e premtuar.

Në një vend ku transporti hekurudhor i pasagjerëve është inekzistent dhe ku rrjeti ekzistues ka mbetur për vite të tëra në gjendje të rënduar, diskutimi për linja të reja ndërkombëtare vjen përpara përfundimit të projekteve më bazike.

Ndërkohë, hekurudha Durrës-Prishtinë nuk është një ide e re. Ajo është promovuar prej vitesh nga qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës si një projekt strategjik për lidhjen ekonomike të dy vendeve, transportin e mallrave dhe rritjen e rolit të Portit të Durrësit në rajon. Në vitin 2022 u premtua se do të ndërtohej brenda 4 viteve. 4 vitet kaluan dhe puna akoma nuk ka nisur. Pra duket se akoma vijojmë të presim trenin. rama treni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Tenderët, gangrena e korrupsionit; si mashtron Rama me standardet europiane 17 Nëntor 2026, 17:4517:45Politike Reforma Zgjedhore, loja e dy partive të mëdha; pse ndryshimi i sistemit po kushtëzohet me një marrëveshje të re? 17 Nëntor 2026, 17:4417:44Politike Pas "Diellës" vjen "Gjoni", Rama: Do merret me Prokurimet Publike 17 Nëntor 2026, 14:4714:47Politike Debate te Zgjedhorja/ PS kërkon uljen e numrit të deputetëve në këmbim të listave të hapura, Gjiknuri përplaset me Strazimirin 17 Nëntor 2026, 14:3014:30Politike Rama i kalon Diellës kontrollin e tenderëve publikë: Do të mbikëqyrë fondet limit dhe ofertat e kompanive! 17 Nëntor 2026, 13:5413:54Politike Miratohet akti për dëmshpërblimin e bizneseve të dëmtuara nga protestat, Cara: Pse dy standarde? 17 Nëntor 2026, 13:3013:30Politike