Richard Grenell, i dërguari i presidentit Trump për Misione të Posaçme, ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar disa ditë pushimesh, duke qëndruar në një prej resorteve luksoze në jug të vendit. Grenell ka ndarë në rrjetet sociale disa fotografi dhe video nga qëndrimi i tij në Marina Bay në Vlorë, duke shprehur vlerësimin për destinacionin dhe mikpritjen që ka marrë gjatë vizitës.
“Vlora, Shqipëria, është magjike”, shkruan Grenell në postimin e tij, ndërsa e cilëson Marina Bay si “një perlë”. Ai vlerëson kombinimin mes luksit dhe çmimeve të përballueshme, duke theksuar se resorti mund të ofrojë si një atmosferë të qetë, ashtu edhe një jetë nate më aktive, pasi në kompleks ndodhet edhe një kazino.
Në fund të postimit, ai i drejtohet stafit të resortit, duke i falënderuar për mikpritjen. “Do të më mungoni ju dhe ekipi juaj. Por me siguri do t’ju shoh sërish së shpejti”, shkruan ai.
Vizita e Grenell vjen në një periudhë kur jugu i Shqipërisë vijon të tërheqë turistë dhe figura të njohura ndërkombëtare, me Vlorën dhe rivierën shqiptare që janë kthyer në një prej destinacioneve të preferuara për pushime verore.
Postimi i plotë – “Vlora, Shqipëria, është magjike dhe nuk mund të them mjaftueshëm për shtëpinë time larg shtëpisë, Marina Bay në Vlorë.
Duhet të theksoj se askush nuk po më paguan për ta thënë këtë, por Marina Bay është një perlë. Është e përballueshme, por luksoze. Mund të jetë një vend për t’u relaksuar ose për të shijuar jetën e natës – ka edhe kazino.
I realizova vetë të gjitha këto foto dhe video, krejtësisht pa plan dhe pa skenar. Besmir, do të më mungoni ju dhe ekipi juaj. Por me siguri do t’ju shoh sërish së shpejti.” View this post on Instagram A post shared by richardgrenell (@richardgrenell) Top Channel

