Shqipëria çon trupa ushtarakë në Gaza. Në kuadër të Bordit të Paqes, organizata ndërkombëtare e krijuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, qeveria shqiptare mori vendim të kontribuojë duke dërguar 4 oficerët e parë të shtabit ushtarak me mision.
Pas eksperiencës së këtij misioni, do të vlerësohet se sa ushtarë do të dërgojë Shqipëria në Gaza.
“Qeveria mori vendimin për të dërguar 4 oficerë shtabi në Gaza. Pas këtij misioni, do të shohim se sa forca ushtarake do të çojmë.” Ministri i Mbrojtjes zbuloi se marrëveshja e huas prej 302 milionë dollarësh me SHBA-në nuk është e vonuar, sepse aplikimi nga Shqipëria është bërë këtë vit, ndërsa garantoi se nuk ka asnjë lidhje me Samitin e ardhshëm të NATO-s në Tiranë.
“Lidhur me marrëveshjen e fundit, FMF, kjo marrëveshje specifike është më e fundit, është angazhuar këtë vit, mjete, pajisje, sisteme të FA. A duhen për samitin? Duhen të tjera për samitin. A lidhet ky program me kapacitetet? Po, janë kërkuar me vite. Aplikimi për to është bërë këtë vit. Është marrëveshja më e madhe se totali i financimeve të përfituara në 30 vite nga SHBA. A ka lidhje me Samitin? Po, por jo për Samitin që do të mbahet në Tiranë. Lidhet me Samitin e Hagës. Objektivin për 5%. Nuk po marrim mjete të përdorura, por të reja, fjala e fundit e teknologjisë.”
Qeveria po ashtu mbajti premtimin e kryeministrit Rama duke marrë vendimin për pagën ekstra në kohë si shpërblim për zjarrfikësit dhe trupat e Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa edhe një herë ministri i Mbrojtjes konfirmoi se ky është një vit shumë i mirë në Shqipëri për menaxhimin e zjarreve.
“Shpërblimi për zjarrfikësit, VKM autorizon njësitë e pushtetit vendor, shpërblime për gjithë trupat e forcat në Ministrinë e Mbrojtjes. Zjarret janë menaxhuar shumë mirë këtë vit. Aktualisht ka një zjarr në Dajt, ku po punohet me qindra forca për ta menaxhuar dhe shuar.”/abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet ermal nufi

