Lajme Zone
Shpërthimi te karburanti EiDA, dëmtohen 3 punonjës, përfundojnë në spital
SportBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthimi te karburanti EiDA, dëmtohen 3 punonjës, përfundojnë në spital

Një shpërthim është regjistruar mëngjesin e sotëm në një karburant në zonën e Bërrylit në Tiranë, duke shkaktuar dëmtimin e tre punonjësve.

Një shpërthim është regjistruar mëngjesin e sotëm në një karburant në zonën e Bërrylit në Tiranë, duke shkaktuar dëmtimin e tre punonjësve. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në karburantin “EiDA”, ku dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi. Si pasojë e shpërthimit, tre punonjës të karburantit kanë pësuar dëmtime. Të tre të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të shpërthimit. Ngjarja ka shkaktuar edhe panik në zonën përreth karburantit, ndërsa pritet informacion i mëtejshëm nga autoritetet për gjendjen e të dëmtuarve dhe dinamikën e incidentit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb