Katër persona janë shoqëruar nga policia lidhur me shpërthimin e ndodhur në një pikë karburanti EIDA në zonën e Brrylit në Tiranë. Mes të shoqëruarve për t’u marrë në pyetje janë administratori i subjektit, punonjës të shërbimit, si dhe dëshmitarë pamorë që ndodheshin pranë vendngjarjes në momentin e shpërthimit. Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes pritet të zgjerohen te personat përgjegjës për sigurinë dhe mirëmbajtjen e impiantit. Në orët në vijim, në polici pritet të shoqërohen për pyetje edhe inxhinieri dhe drejtuesi teknik i pikës së karburantit, dëshmitë e të cilëve do të shërbejnë për të verifikuar nëse janë respektuar normat teknike dhe protokollet e sigurisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

