Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthimi në Elbasan, Llatja: Pallati ka pësuar dëmtime strukturore, do sigurohemi për strehimin e banorëve


Shpërthimi i fuqishëm në një pallat pesëkatësh në Elbasan, që shkaktoi dy viktima dhe dëme të konsiderueshme strukturore, vijon të mbajë në gjendje alarmi zonën përreth. Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ka dhënë detaje mbi ndërhyrjen e forcave të emergjencave civile, nxjerrjen e trupave të viktimave dhe situatën e krijuar në godinë, ku ende ekziston rreziku i shembjes së katit të pestë.

Shpërthimi i fuqishëm në një pallat pesëkatësh në Elbasan, që shkaktoi dy viktima dhe dëme të konsiderueshme strukturore, vijon të mbajë në gjendje alarmi zonën përreth. Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ka dhënë detaje mbi ndërhyrjen e forcave të emergjencave civile, nxjerrjen e trupave të viktimave dhe situatën e krijuar në godinë, ku ende ekziston rreziku i shembjes së katit të pestë.

“Gjatë ditës së djeshme është punuar në terren nga forcat e emergjencave civile për në radhë të parë për evakuimin dhe për fikjen e zjarrit dhe pastaj për menaxhimin e situatës.

Janë bërë të mundur nxjerrja e trupave të dy personave nga godina e shembur. Shpërthimi ka qenë shumë i fortë, ka pasur dëmtime strukturore të theksuara. Për këtë na është dashur ndërhyrja sot e strukturave e ekipit të Institutit të Ndërtimit për një ekspertizë më të specializuar. Gjatë natës së mbrëmshme është bërë e mundur ndërhyrja nga grupi i kërkim-shpëtimit për nxjerrjen dhe për evidentimin e trupit të të ndjerit. Momentalisht situata paraqitet në strukturë problematike përsëri me rrezikshmëri për shembjen e katit të pestë, i cili mund të krijojë dëmtime më të shumta në strukturat e ngjitura apo edhe në vetë pallatin. Nuk është akoma i gjithë pallati i sigurt për të drejtuar banorët apo për të pasur një lëvizshmëri të lartë në strukturë”, tha kryebashkiaku.

Llatja bëri të ditur se për vlerësimin e dëmeve është kërkuar edhe ekspertiza e Institutit të Ndërtimit, ndërsa banorët e evakuuar janë akomoduar në strukturat e bashkisë dhe pranë të afërmve. Ai foli gjithashtu për masat e marra për strehimin e tyre dhe hodhi poshtë pretendimet për mungesë të pajisjeve në shërbimin zjarrfikës të qytetit.

“Që natën e mbrëmshme janë marrë masat për akomodimin e të gjithë personave të cilët nuk kishin mundësi të strehoheshin. Janë marrë në konviktin e qytetit të Elbasanit bashkë me ushqimet përkatëse, me sigurimin, pasi kanë dalë vetëm me rrobat e trupit një pjesë e madhe e banorëve. Ajo pjesë e banorëve që nuk kanë qëndruar atje, kanë ndenjur tek të afërmit e tyre, si dhe në strukturat tona akomoduese.

Ne do të vazhdojmë deri në përfundimin e procedurave ligjore që banorët të jenë të strehuar në strukturat tona akomoduese të Bashkisë së Elbasanit. Menjëherë pas përfundimit të raporteve përkatëse nga strukturat ligjore, Bashkia e Elbasanit do të marrë masat përkatëse sipas ligjit për emergjencat civile.

Zjarrfikësja e Elbasanit ka pasur dhe është një ndër zjarrfikëset më të mirëpajisura në Shqipëri. Jemi pajisur me mjete të reja, kemi shkallën përkatëse, autoskallën zjarrfikëse. Gjithashtu edhe koshin, i cili vjen në ndihmë emergjencave civile.

Pajisjet janë të gjitha të reja; dy automjete kanë qenë totalisht profesionale dhe të gjitha në punë. Edhe katër mjetet e tjera të cilat struktura jonë i ka pasur në dispozicion janë brenda të gjitha parametrave dhe në funksion të plotë.

Është e vërtetë që ka pasur një deklaratë në rrjetet sociale për kushtet e zjarrfikëses së Elbasanit, por ajo i ka të gjitha parametrat.

Momentet e ndërhyrjes në zjarr të strukturave përkatëse (pra të zjarrfikësit dhe të personit që komandon pompën në mjetin zjarrfikës) janë dy procese të ndryshme. Patjetër që në momentin që zjarrfikësi jep njoftimin se është i stabilizuar në pozicionin e luftimit të zjarrit, jep lajmin për hapjen e zjarrit dhe presionit të caktuar nga sistemi i pompës; ndryshe edhe ai vetë mund të ketë dëmtime nga presioni i ujit që ndodhet në sistemin e fikjes dhe në pompë”, shtoi ai. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet gledian llatjashperthimi ne Elbasan