Lajme Zone
Shpërthimi i fuqishëm në apartamentin në Elbasan, humb jetën 83-vjeçarja
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthimi i fuqishëm në apartamentin në Elbasan, humb jetën 83-vjeçarja

Një 83-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të fuqishëm që ndodhi në një apartament në qytetin e Elbasanit.

Një 83-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të fuqishëm që ndodhi në një apartament në qytetin e Elbasanit. 83-vjeçarja që humbi jetën banonte në apartamentin ngjitur me atë ku ndodhi shpërthimi.

Pritet ende ndërhyrja në apartamentin ku ndodhi shpërthimi. Sipas ekipeve në vendngjarje, si pasojë e shpërthimit është shembur edhe tarraca e pallatit. Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme në ndërtesë, duke shembur muret e apartamentit dhe një pjesë të shkallëve të pallatit. Menjëherë pas ngjarjes, strukturat e emergjencës nisën evakuimin e banorëve. Si pasojë e incidentit, tetë persona të tjerë mbetën të asfiksuar, ndërsa sipas informacioneve paraprake, ata ndodheshin jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, policia dhe ekipet e emergjencës, të cilat ndërhynë për evakuimin e banorëve dhe për shuarjen e zjarrit në apartamentin ku ndodhi shpërthimi.

Godina u evakuua e gjitha, ndërsa operacionet e emergjencës vijuan për menaxhimin e situatës dhe verifikimin e pasojave. Ndërkohë, priten detaje të tjera lidhur me rrethanat dhe shkaqet e shpërthimit tragjik. Top Channel