Një shpërthim ka ndodhur në zonën e Brrylit, në Tiranë, në një pikë karburanti “Eida”, në pronësi të biznesmenit Frident Kuqi. Sipas burimeve, shpërthimi dyshohet se ka ndodhur në një depozitë të pikës së karburantit, duke shkaktuar shembjen e një godine njëkatëshe që ndodhej pranë saj.
Në momentin e ngjarjes, një person po furnizonte automjetin e tij me karburant dhe, për shkak të shpërthimit, ka mbetur i shokuar. Si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 punonjës të biznesit, Vlerim Hakballa, 22-vjeç, Rozart Abazi, 30-vjeç dhe Aurel Xhanaj, të cilët janë dërguar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të menaxhuar situatën dhe për të garantuar sigurinë në zonë. Autoritetet kanë nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit.

