Lajme Zone
Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, flet i afërmi i familjes me 6 persona që ngelën të plagosur: Jetonin në Itali, kishin ardhur për një dasmë
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, flet i afërmi i familjes me 6 persona që ngelën të plagosur: Jetonin në Itali, kishin ardhur për një dasmë

Një i afërm i familjes Kola, ku shpërtheu bombula e gazit, ka rrëfyer detaje mbi shpërthimin e bombolës së gazit në fshatin Markatomaj të Lezhës, ku mbetën të plagosur gjashtë persona.

Një i afërm i familjes Kola, ku shpërtheu bombula e gazit, ka rrëfyer detaje mbi shpërthimin e bombolës së gazit në fshatin Markatomaj të Lezhës, ku mbetën të plagosur gjashtë persona. Ai sqaroi se familja jetonte në Itali dhe kishte ardhur në banesën dykatëshe për pushime dhe për një dasmë familjare.

“Jetonin në Itali. Kanë ardhur për pushime. Kishin një dasmë, kishin dasmën e vajzës së vëllait. Mendova se ishte ndonjë gomë e makinave të tonazhit të lartë, por një shok më mori e më tha është dëmtuar Saimiri.

Ka shpërthyer një bombol. Bombola ka qenë jashtë. Në këtë banesë nuk jetonte asnjeri, vetëm ata kur vinin me pushime”, deklaroi i afërmi i familjes. Shpërthen bombula e gazit në një banesë në Lezhë, plagosen gjashtë persona

Aktualitet Top Channel