Shpërthimi i një bombole gazi i mori jetën një 83-vjeçareje në Elbasan dhe la të lënduar disa të tjerë. Ngjarja ndodhi në një apartament në lagjen “Çlirimi” në Elbasan. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se, si pasojë e shpërthimit të ndodhur në një pallat banimi në qytetin e Elbasanit, sipas të dhënave paraprake, 8 persona, mes tyre një fëmijë, po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Ekipet e urgjencës mjekësore janë në gatishmëri të plotë, ndërsa Spitali Rajonal i Elbasanit ka mobilizuar kapacitetet e nevojshme për trajtimin dhe monitorimin e gjendjes shëndetësore të personave të lënduar. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

